Prej ditës së shtunë ka nisur procesi i dyerve të blinduar nga selia e Partisë Demokratike.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, heqja e dyerve të blinduara dhe hapja e dyerve për të gjithë demokratët është sinjali i parë për bashkim.
Në videon e publikuar në Abcnews.al, shihet teksa punonjësit heqin dyert dhe dritaret e blinduara nga selia blu.
Burime bëjnë me dije se vetëm pesha e një prej dyerve të blinduar që ishin vendosur në seli arrin nga 300 deri në 350 kilogram, aq sa për të hequr njërën prej tyre nevojiten 4 persona.
Kujtojmë që menjëherë pas dorëheqjes së Bashës, në mbledhjen e parë të Kryesisë nga vetë deputetë dhe anëtarët e PD, u kërkua heqja e dyerve të blinduara nga selia.
Loading...