Kilet e tepërta duhet të zhduken para verës, por dietat dhe ushtrimet janë një process që kërkon shumë vullnet. Por, ka mënyra shumë të mira sesi ju të ushqeheni bollshëm dhe të humbni peshë.
Dietologët sugjerojnë perimet gjatë kësaj kohë, që sipas tyre luftojnë problemin. Të përfshira në një dietë të larmishme dhe të plotë, ato janë aleate të shkëlqyeshme për shfryrjen. Ato sigurojnë një përzierje të substancave që lehtësojnë punën e mëlçisë dhe të gjitha organeve të tjera përgjegjëse për pastrimin.
Sipas dietologëve perimet mund të rrisin ndjenjën e ngopjes dhe të frenojnë urinë. Por ato kanë edhe shumë përparësi të tjera.
Argjinara është një prej tyre. Ky perim mban fibra dhe ngadalësojnë tretjen e yndyrnave dhe shqernave.
Hiqni kilet para verës duke konsumuar këto perime
Spinaqi, siguron minerale si kaliumi dhe magnezi që nxisin qarkullimin e gjakut që luftojnë enjten. Spinaqi përmban vitaminën B, e rëndësishme për funksionimin e duhur të mëtabolizmit të yndrynave, proteinave dhe karbohidrateve.
Hiqni kilet para verës duke konsumuar këto perime
Sallata, që falë pasurisë së vitaminës C, nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon për të qëndruar larg enjtjes dhe celuliti.
Hiqni kilet para verës duke konsumuar këto perime
Radikio është një burim i anthocyanins të cilat kanë një veprim antioksidant dhe favorizojnë kullimin e lëngjeve dhe zvoglojnë akumulimin e ujit në inde. Asgjesojnë toksinat dhe ngadalësojnë metabolizmin.