Përbërësit
500 ml hirrë djathi
1 fç miell misri
½ fç qumësht
50 gr gjalpë
Kripë
Përgatitja
Në një tenxhere hedhim qumështin dhe hirrën e djathit dhe e vendosim në sobë të marrë valë. E përziejmë vazhdimisht derisa hirra të prehet dhe të krijojë lart gjizë.
E largojmë tenxheren nga soba dhe shtojmë miellin e misrit ku kemi shtuar dhe kripën së bashku me gjysmën e sasisë së gjalpit. Vazhdojmë trazimin derisa masa të lidhet dhe më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe të pudrosur me miell. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 20-25 minuta.
Loading...