Histori e bukur – Ja çfarë bën vajza kosovare me aftësi ndryshe për ata shqiptarë që janë prekur nga tërmeti

Një histori mjaft e bukur vjen sot në veçanti për ata shqiptarë që janë prekur nga tërmeti.

Një vajzë 18 vjeçe nga Kosova, e cila vuan nga sindroma Doën, ka vendosur që një pjesë të pagës së saj ta japë për ata shqiptarë që u prekën nga tërmeti.

Gjesti i saj ka sjellë buzëqeshje dhe duartrokitje, teksa lajmi u përcoll në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’.

Ela, 18 vjeçarja me aftësi ndryshe, kishte folur me punëdhënësin e saj duke i thënë se do të jepte gjysmën e pagës për të prekurit nga tërmeti.

I prekur nga ku gjest, punëdhënësi i saj i tha se nëse ajo do ta dhuronte gjysmën e pagës, ai do të dhuronte 10 paga të tijat, e kësisoj një shumë parash shkuan sërish me zemër drejt shqiptarëve.

Loading...