Emirjeta Rrokomani së bashku me nënën e saj Nazmije Rrokomani kanë rrëfyer dr amën e një familje e cila do të shkatërrohet për shkak të xhelozisë dhe pasurisë.
28-vjeçarja nga Laknasi i Tiranës, tregon dhunën fizike dhe psikologjike që babi dhe gjyshja kanë ushtruar ndaj nënës dhe dy fëmijëve të saj. Dy fëmijë të tra umatizuar, të rritur me frymën e urrejtjes dhe dhu nës, brak tisen nga i ati dhe marrin rrugën e kurbetit.
Në Itali ata do të fillojnë një jetë nga e para, me shumë sfida ekonomike, por të paktën arrijnë të gjejnë paqen e munguar në vendlindje. Sot vijnë në Shqipëri për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur nga gjyshja dhe pronat që iu takojnë. Emirjeta tregon se përveç dhunës së vazhdueshme në jetën e saj tashmë duhet të përballet me një konflikt pronësie pas vde kjes së babait pasi xhaxhai dhe gjyshja kërkojnë t’iu marrin gjithçka nga pronat.
“Babi ngrinte dorë mbi mamanë time. Në një familje duhet të ketë harmoni, që s’e kam parë asnjëherë në familjen time. Me xhaxhain e vogël kam pak diferencë dhe me ka mbajtur gjithmonë pranë, ndërsa tani nuk e di pse sillet kështu, do të na marrë pronat.
Jam pak e emocionuar (qan). Që në moshën 6 vjeçe deri 13 vjeçe, derisa u divorcuan prindërit, mami ikte dhe vinte nga shtëpia. Derisa një ditë i thashë mamit ik fare sepse babai këtë sjellje nuk e ndryshon. Më mirë i thashë të takoj një herë në javë, sesa të të shoh duke vuajtur. Ajo s’ka qenë asnjëherë e lumtur. Babai ka qenë dh unues me të gjithë vëllezërit dhe mamanë time. Dikur filloi të ngrinte dorë dhe mbi mua. Një mëngjes mamin e çoi xhaxhai në shtëpinë e saj (Qan). Nuk ishte shumë e thjeshtë për mua dhe vëllain. Nga ky moment u rrita shumë shpejt për moshën, sepse duhet të mendoja për mamanë, t’i jepja forcë vetës. Mami tha ta provojmë dhe njëherë, unë i thashë: mos hajde, sepse ai nuk ndryshon. Por mami u kthye. Sakrifikoi për ne! Babai nuk na lejonte të shkonim në shkollë. Nuk e di se si e duronte mami. Një ditë ika nga shtëpia, kërkova numër policie, por u ktheva sepse kisha frikë se mos vr iste mamin. Ishte shumë agr esiv.
Na ktheu në Shqipëri, na mbylli brenda. Prindërit i flisnin, por nuk i dëgjonte. Në ato momente ai ngriti sërish dorë. Mami lajmëroi prindërit dhe erdhën e morën. Unë i thashë babit: me ty nuk qëndroj, dua të shkoj me mamanë. Ti po më heq të ardhmen time, shkollimin tim. Aty e pa që ishte e pamundur të na mbante dhe na çoi në Vlorë. Aty gjetëm harmoni. Nuk e dija se çfarë është psikologia, sepse na mbante babai brenda, por kisha vetëm mbështetjen e mamasë dhe të vëllait. Babai nuk na kërkoi asnjëherë. Pas 10 vjetësh kur po kërkoja gjërat e mija mu kujtua vegjëlia ime, dhe kur shkoja në zyra që s’më jepnin përgjigje, me gjyshen kundra dhe xhaxhain, thashë me vete: mirë babai që është i sëmurë, po gjyshja me xhaxhain pse s’më kuptojnë?! Mamaja na ka rritur me shumë sakrifica, merrte vetëm 800 euro rrogë në Itali”, rrëfen Emirjeta.
Por si lindi konflikti për pronën? Ajo thotë se bëhet fjalë për tokën që është ndarë në 91-shin.
“Kam marrë unë, mamaja dhe babai. Unë pretendoj tokën time që më ka lënë shteti dhe shtëpinë që është ndërtuar mbi tokën. Babai shpresonte se do të shërohej dhe nuk na ndau pasurinë. Ne kemi qenë në një trung familjar me gjyshen dhe xhaxhallarët. Sa vd iq babai, që të nesërmen jam interesuar për pronësinë. Babai im duke qenë në Itali, gjyshja me xhaxhain bëri të gjitha letrat.
Gjyqet mbyllen pa u gjykuar. Gjyqtaren e kër cënon xhaxhai i vogël dhe gjyshja. Xhaxhai pretendon se shtëpinë e ka ndërtuar ai, por nuk është e vërtetë. Ajo është ndërtuar me shtesat e babait tim. Në seancën e parë u tërhoq avokatja. Në ato momente u sëmura dhe nuk munda të gjej tjetër. Në vitin 2015 që u mora me këtë çështje dhe të gjithë familjen kisha kundra, unë vendosa të kthehem në Itali. Fillova të kurohesha me psikologë për ankth. Ngrihesha natën dhe ndjeja ankth. Më thanë një ilaç me pika. E piva dhe para se të hyja në emision. Sa herë kthehem në Shqipëri dhe merrem me këto probleme më fillon ankthi. Kam një apel: nuk doja që ta arrija këtu ku jam. Doja të takoheshim, të zgjidhnim problemin, por ata më kanë refuzuar. Unë doja të përballeshim. Nuk kam asgjë për të fshehur, duhet që edhe ata ta bënin publike”, deklaroi 28-vjeçarja.
Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz në një lidhje me Neës24 tha se ditën që jemi njohur me problemin e familjes Rrokamani, ka angazhuar sekretaren. “Ne si Bashki jemi marrë me dosjen dhe problemin që ngrenë këto persona. Për personin në fjalë, ne si Bashki, për të zgjidhur problemin na duhet dokumentacioni nga vetë zonja. Duhet: akti i marrjes së pronës, akti i trashëgimisë, certifikatë e gjendjes civile dhe akti i rilevimit nga një topograf i licencuar. Këto dokumente duhen sjellë pranë bashkisë Kamëz, që ne t’i dërgojmë për regjistrimin fillestar të kësaj prone”, deklaroi Suli.
Ylli Kameri, avokat i emisionit tha se regjistrimi fillestar që merr përsipër Bashkia Kamëz është procedurë verifikimi.
“Na rezulton që kjo familje prej nëntë personash nuk po sillet si një familje bujqësore. Në momentin kur një institucion, siç është zyra e kadastrës, apo organe të pushtetit vendor, konstaton se ju nuk po silleni si familje bujqësore duhej t’jua vinte në dukje. Por kjo nuk ka ndodhur dhe të gjithë bashkëpronarët sillen si pronarë. Ka një mori veprimesh juridike të cilat nuk japin një pamje të qartë të situatës. Çfarë ka ndodhur në ndarjen e procesit të tokës? Regjistrat origjinal të ndarjes së tokës të vitit 91 kanë pasur ndërhyrje. Njëra që dallohet me sy të lirë është një shkarravinë e vendosur në një akt zyrtar. Nuk është zbatuar drejt ligji 7051 për tokën. Regjistrimi fillestar që merr përsipër Bashkia Kamëz është procedurë verifikimi. Por me këtë regjistrim merren vetë pronaret, jo bashkia. Kemi të bëjmë me një pasaktësi të madhe dokumentacioni”, deklaroi avokati Kameri.