Histori e pazakontë – Bën 36 vjet burg por shpallet i pafajshëm

Një burrë i dënuar me burg përjetë për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në vitin 1982, u lirua javën e kaluar, pas një krahasimi që iu bë gishtërinjve.

Archie Williams u lirua të enjten pasi një komisar në një gjykatë ne Luiziana vërtetoi pafajësinë e tij pasi burri kishte kaluar jo më pak se 36 vite në qeli, shkruajnë mediat ndërkombëtare mbi historinë e pazakontë.

Në vitin 1995, Uilliams i kishte kërkuar ndihmë organizatës “Në mbrojtje të të pafajshmëve”.

Kur ka shkruar letrën, Archie ishte 35 vjeç, ndërsa kur doli nga qelia ishte 58. Hetuesit në një laborator krimi vendosën shenjat e gishtave të mbledhura në vendin e ngjarjes në një bazë të dhënash kombëtare.

Pas disa orësh doli përfundimi se shenjat e gishtërinjve përshtateshin me ato të një përdhunuesi serial të njohur në zonë.

Mirëpo, lirimi i Archie Uialliams ka ardhur thuajse pas 4 dekadash, e kjo gjë ka shkaktuar jo pak dramë në jetën e tij, me pasoja të tmerrshme.

Ai u dyshua për përdhunim dhe vrasje, pasi një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Baton Rouge, La. Wialliams u dënua në atë kohë dhe u dërgua në qeli, edhe pse dihej se shenjat e gishtërinjve nuk ishin të tijat, por dënimi erdhu vetëm bazuar në foto.

Loading...