Histori rrënqethëse!”Kemi mbetur pa shpresë, pa dritën tonë. Nuk jetohet pa baba!”

Fationi i vogël është ai që ndjen cdo ditë mall për babain që humbi jetën. Është në klasë të tretë. 

Të atit i shkruan letra, i kërkon të kthehet përsëri në shtëpi.

“I dashur babi, unë mezi pres të kthehesh, a do të vish për festën e fëmijëve? Mua më ka marrë shumë malli, mezi pres të të përqafoj,”- i shkruan Fationi.

“Unë quhem Fation, jam tetë vjeç, jam në klasën e tretë. Më pëlqen shumë shkolla. Më shumë më pëlqen lënda e gjuhës. Atë ditë kur edha nga shkolla, nuk më treguan. Mami më thoshte që babi do të punojë shumë, do të vijë në 1 qershor”

“Jam i humbur sepse nuk kam babain. Në dimër bie borë kam frikë se mos bie shtëpia. Na ndihmoni ta rregullojmë të jetoj i lumtur me familjen time”

“Në mëngjes na zgjonte me dashuri, nuk jetohet pa baba, më mungojnë përqafimet. Më duhet sikur nuk ka vdekur sikur do kthehet. Isha shumë i lumtur me të, më mungon shumë. Kemi mbetur pa shpresë pa mbështetjen e tij ” thotë djali i madh. “Shumë të vështirë e kemi” shprehet gjyshi. BallkanWeb

Loading...