Histori shokuese e vajzës: “Më dh.unoi b.arbarisht, unë u hoqa sikur kisha v.dekur”

U rrah dhe u dh.unua në një stacion autobusësh në Madrid të Spanjës. Për të rrëfyer dramën e saj, amerikania Andrea, ka postuar foto sh.okuese në Facebook.

“Isha e sigurt se do më v.riste, më dh.unoi b.arbarisht. Unë u hoqa sikur kisha v.dekur. Nuk e di sa kohë kaloi, por kur rihapa sytë, ishte zhdukur.”

Burri, falë videos së telekamerave të sigurisë, u ndalua më pas nga policia.

Andrea ka preferuar të ndajë eksperiencën e saj me të tjerët në rrjetet sociale.

“Isha në një udhëtim në Madrid prej 6 muajsh. Njoha një djalë, dolëm bashkë për të parë një spektakël dhe kur përfundoi spektakli pimë diçka bashkë, mbase piva më shumë se ç’duhej.

Më pas u përshëndetëm dhe rrugët tona u ndanë. Unë mora autobusin e gabuar dhe përfundova në një zonë të panjohur. Në atë pikë, zbrita dhe u ula në një stol në stacion dhe po mendoja se çfarë të bëja, pasi ishte autobusi i fundit në qarkullim. Të gjitha mjetet e transportit publik ishin ndalur, nuk kishte më qarkullim.

Një burrë që ishte në të njëjtin autobus me mua më pa të t.ronditur dhe e kuptoi se kisha humbur. Në atë pikë, u ul pranë meje dhe më ofroi ndihmë. Ishte ora 4 e mëngjesit dhe unë nuk dija ç’të bëja, kurse ai më siguroi. Më pas më tha se do më çonte në shtëpi.”

Pikërisht në këtë moment, sipas rrëfimit të vajzës, nisi edhe dhuna.

“Kërkova të largohem, por ai papritur u bë i dh.unshëm. Nuk po kalonte askush, u përpoqa me të gjitha forcat ta shtyja, tentova të marr celularin në çantë, por në atë pikë ai më tha: e kam unë telefonin tënd… nuk mund të telefonosh askënd.”

Gruaja u rr.ah ba.rbarisht. “Isha e sigurt se do më vr.iste, kur më dh.unoi. Por, unë u shtira si e vde.kur. Nuk di sa kohë kaloi, por kur hapa sytë ai nuk ishte më. Agjentët erdhën në vendngjarje dhe morën gjithë të dhënat. Pa kaluar 24 orë e gjetën”.

Policia i tregoi vajzës videon dhe kapi agresorin: “Aty kuptova se ai më kishte vëzhguar përgjatë gjithë rrugës… unë kisha pirë ca si shumë dhe kjo bëri që të mos isha e kthjellët.”
(Shqiperiaime)

Loading...