25-vjeçarja Yothika Kaewkham është shprehur se kishte dhimbje koke dhe për ta qetësuar kishte blerë ibubrofen në farmaci dhe kishte pirë një kokërr në mëngjesin e 19 majit dhe më pas një tjetër po atë ditë në drekë.
Por, pas disa orësh trupi i të resë ka reaguar në mënyrë të pabesueshme ndaj këtij medikamenti. Lëkura e Yothika Kaewkham kishte filluar të kishte skuqje, kruajtje dhe dhimbje.
Kur djegia dhe dhimbja që po ndjente në trup u bë e padurueshme ajo shkoi në spital dhe aty ka kaluar 7 ditë në kujdesin intensiv duke u kuruar për reaksionin alergjik.
Disi e penduar 25-vjeçarja shprehet se kjo ngjarje i ka dhënë mësimin e mirë që të mos marrë më kurrë ilaçe pa recetë në farmaci.
Sipas Dr Surachoke Tangwiwat, zëvendëssekretari i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Tajlandë, reagimi i sistemit imunitar të Yothika ka qenë një rast ekstrem dhe se vajza është shumë me fat që nuk ka ndërruar jetë nga kjo.
Ndërsa 25-vjçarja ka thënë:
“Reagimi alergjik është lehtësuar, por mjeku ka thënë se trupi im do dojë një kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Ende ndjej dhimbje, por është shumë më e lehtë.”