Histori tronditëse: “Burri zhvishej lak*riq, zhvishte dhe…”(video)

Ishte viti 2005 kur ajo vendosi të martohej por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që zgjedhja e saj do t’i shkatërronte jetën. Mendoi se do të niste një jetë të lumtur krah bashkëshortit por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Sot ajo është 45 vjeç, por vuajtjet e kanë plakur para kohe, ndërsa fuqinë për të vazhduar jetën dhe për të përballuar vështirësitë e gjen vetëm te përqafimi i ngrohtë i vajzës së saj 13-vjeçare. Kjo është banesa në të cilën nënë e bijë kanë jetuar për plot 14 vite, një ambient i zymtë, plot lagështirë, e me orendi të shkatërruara. Nëna rrëfen për Neës24 historinë e trishtë e goditjet e shumta që jeta i ka dhënë për vite me radhë.
Përpos problemeve të shumta ekonomike, vetëm 1 vit pas martesës, gruaja u ndesh me dhunën e bashkëshortit. Nënë e bijë ranë pre e goditjeve të pamëshirshme të njeriut më të afërt, i cili shumë herë i linte pa bukë e i nxirrte jashtë në mes të të ftohtit.

Mes lotësh, 45-vjeçarja trondit me një tjetër dëshmi shokuese. Sipas saj, i ati ngacmonte seksualisht të bijën. Edhe vetë fqinjët, pohojnë jashtë kamerave të Neës 24 se kanë parë vetë raste kur vajza ka dalë duke qarë nga shtëpia e është ndjekur nga babai që tentonte të kryente veprime të turpshme me të.

Gjithë këto vite ishin një ferr i vërtetë për 45-vjeçaren e vajzën e saj, por pas shumë denoncimesh në polici, gruaja mori guximin të divorcohej. Ish-bashkëshorti sot ndodhet në burg e mbi të rëndon akuza për dhunë në familje.

Prej disa muajsh, nënë e bijë kanë marrë një shtëpi me qira, të papërballueshme ekonomikisht për to, por e kishin të domosdoshme të largoheshin për të shmangur konfliktet dhe kërcënimet nga ish vjehrra e 45-vjeçares. Nëna kërkon nga shteti një urdhër mbrojtjeje për veten e të bijën.

E vetmja pagesë që iu mban frymën gjallë, është rroga prej 170 mijë lekësh të vjetra që merr 45-vjeçarja nga puna si sanitare në një kompani private. Ajo tregon se qiraja e shtëpisë është 150 mijë lekë, e iu ngelen vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj për t’u ushqyer.

Nënë e bijë iu bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i ndihmojnë sadopak me ushqime për të kaluar muajin, veshje e një banesë ku të fusin kokën, për të lehtësuar sadopak vuajtjet që po kalojnë./Balkanweb

Loading...