Historia e 39 vjeçarit pas 7 vitesh burg fiton lirinv: Prej 7 vitesh kam humbur kontaktet me fëmijët

Aleks Ceka është babai i tre fëmijëve por prej 7 vitesh ka humbur çdo kontakt me ta. 39-vjeçari vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, për të rrëfyer dramën e jetës, por jo vetëm edhe për t’i drejtuar një mesazh ish-bashkëshortes me të cilën u nda fizikisht në vitin 2014.

I vënë nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit në Gjirokastër 39-vjeçari nga Tepelena përfundon pas hekurave, i dënuar ne 8 vite heqje lirie.

Ai lë jashtë në kushte të vështira ekonomike gruan dhe tre fëmijë të mitur. Për afro një vit me radhë i ruajti marrëdhëniet me ta, ndërsa i kishte të shpeshta takimet, deri në dhjetor të vitit 2015 kur ai nuk do të mundte të shihte më fëmijët. 7 vite më pas edhe pse ky baba ka fituar lirinë, ka humbur përfundimisht familjen, e cila u shkatërrua me kalimin e viteve për sa kohë kryente dënimin.

Ai nuk e di arsyen se përse bashkëshortja, me të cilën nuk ka bërë ende divorcin vendosi të mbylli çdo urë komunikimi me dy djemtë 18 dhe 9 vjeçarë si dhe me vajzën 13-vjeçare. Ai vjen në studio me një mesazh për ta, në përpjekje për t’u ribashkuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion ku ndodhen aktualisht.

Kontaktin e fundit e ka patur nga burgu dhjetorin e vitit 2015, kur ish-bashkëshortja i kishte lënë me gjyshin e tyre në banesë dhe ishte larguar drejt Greqisë.

Aleks Ceka ka tentuar të gjejë një kontakt, por ende nuk ka mundur të lidhet me fëmijët, imazhi i të cilëve i ka mbetur ai i 7 vite të shkuara, pasi koha ka bërë të vetën dhe ata jo vetëm kanë hedhur edhe më shumë shtat por edhe kanë ndryshuar më shumë.

Drama e babait në kërkim të tyre vazhdon, në një kohë kur çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë afro 20 vjeçare.

Loading...