Dhjetëra familje janë pikëlluar nga humbja e të dashurve te tyre, kryesisht të rinj, nga përplasja vdekjeprurëse e trenit në Larisa. Dhimbja është e papërshkrueshme, prindërit qëndrojnë të pangushëlluar para arkivolit të fëmijëve të tyre.
Por në këtë ngjarje të trishtë janë edhe çiftet, të cilët humbën papritur njerëzit me të cilët mendonin se do të kalonin pjesën tjetër të jetës. Në mënyrën e tyre, ata që humbën mbështetjen donin t’i jepnin lamtumirën me mesazhe të buta, por zemërthyese në rrjetet sociale.
Disa nga historitë e cifteve që i ndau vdekja.
Athina Katsara nga Katerini ishte duke hipur në trenin fatkeq me bashkëshortin e saj.
Pak para përplasjes çifti nuk ishin bashkë, pasi bashkëshorti i saj ndodhej në tualet. Ajo është shtruar në spitalin e Larisës, ndërsa bashkëshorti i saj humbi jetën. Të dy ishin prindër të një fëmije dy vjeç. Ata u martuan në vitin 2019.
Dimitris Massalis, ishte drejtuesi i trenit Intercity 62 i cili humbi jetën në çast nga përplasja e rëndë në Tempi.
Partnerja e tij, nuk mund ta besojë që partneri i saj “iku” kaq shpejt.
“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Shumë i dashur, burri im, partneri im, shoku im më i mirë.
Udhë të mbarë Dimitrakis im”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit me një foto në krahët e njëri-tjetrit.
Në udhëtimin tend më të rëndësishëm, nuk më more me vete, shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia Adamidou, vetëm 24 vjeçe.
E reja e cila ishte duke hipur në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëve, së fundi kishte mbaruar shkollën e stomatologjisë të AUTH-së dhe po vazhdonte studimet për të siguruar masterin.
“Kemi shkuar në shumë udhëtime dhe më e rëndësishmja nuk më ke marrë me vete, më ke lënë vetëm dhe nuk di çfarë të bëj me të.
Ne kishim shumë ëndrra, i kishim thënë njëri-tjetrit, i kishim thënë përgjithmonë po dhe unë mbeta vetëm. Shpresoj se të kam bërë të lumtur, sepse edhe unë e kam marrë nga gëzimi yt.
Shpresoj të jesh mirë kudo që të jesh dhe të vish të ma thuash në një moment që të mos merakosesh sepse nuk me takon me të të bëj të lumtur dhe të kujdesem për ty, siç bëja gjithmonë unë.
Mirupafshim zemra ime. Të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë.
Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar partneri i saj.
Nikos Nalbantis, 28 vjeç, shofer treni
28-vjeçari Nikos Nalbantis ndodhej brenda trenit.
Partnerja e tij Sonia ndau një foto nga një festë. Në mënyrë tragjike ironike, torta që ajo mban në duar është në formën e një treni. “O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur. Më shiko nga atje lart. TE DUA PERGJITHMONE.”
Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve që jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, kishte prenotuar një biletë për trenin fatal për të marrë aeroplanin nga Selaniku në SHBA, për të takuar bashkëshortin.
42-vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifikuan. Infermierja Vaya Bleka-Karakosta, nënë e dy fëmijëve, një vajze 19 vjeç dhe një djali 15 vjeç, kishte rezervuar një biletë për trenin fatal për të marrë një avion nga Selaniku për në SHBA.
Ajo do të kalonte tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, ushtar i Forcave Ajrore, i cili ka qenë përherë atje për herë të fundit në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Prindërit e 42-vjeçares kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që janë informuar për ngjarjen tragjike.
/abcnews.al