Historia e dhimbshme e 31-vjeçares, Sadie Doçi u rrëfye nga nëna e saj në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Servet Paci dhe gjithë familja është vënë në kërkim për shkak se prej 8 ditësh nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Sadies.
Vite më parë e martuan me shkuesi dhe shkoi të jetonte në Greqi. Atje krijoi familjen e saj të re dhe u bë nëna e 3 fëmijëve.
Bashkëshorti thotë se e ëma e dh unonte dhe e torturonte derisa ajo filloi të shfaqte probleme shëndetësore dhe humbi ekuilibrin mendor.
Para 6 vitesh ai e solli nga Greqia dhe e la tek shtëpia e prindërve për shkak se nuk e donte më.
E dëshpëruar Sadia ka kërkuar me insistim të shohë fëmijët e saj, por ish-burri nuk e mundëson një gjë të tillë. Servetja thotë se pas një telefonate me një person i cili i premtonte se do ta çonte tek fëmijët ajo është larguar dhe s’dinë se ku. Nga pasditja e të hënës së shkuar e deri me sot ajo nuk di asgjë se ku është e bija.
E shqetësuar për fatin e Sadies ajo bën apel për ndihmë, nëse dikush e ka parë ta ndihmojë të gjejë të bijën.