Gazetari i Top Channel, Alban Bogaj, i cili ndodhet në Bullgari për të raportuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku mbetën të vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë.
“Kam pas një gjendje të rëndë emocionale, se ishte i vetmi që ka qenë zgjuar dhe ka parë ngjajrjen deri në momentin që kanë shpërthyer flakët.
Ata ishin një familje që kishin kohë pa fëmijë dhe zoti i kishte falur binjakë. Institucionet nuk duhet të aktivizohen në momentin që ndodhin ngjarje të tilla. Si ka mundësi që këta autobusë kalojnë në kufi.
Lulzimi është ende në shok, por nuk do të dalin lehtë nga mendja e tij ato momente, pasi ka parë live çdo gjë që ka ndodhur, uroj që sa më parë të dalin nga spitali, ndërkohë që familjet e viktimave u shprehin ngushëllimet.
Familjarët e të plagosurve ishin me ndjenja të përziera, disa ishin të lumtur për ata që kishin shpëtuar e të më pas trishtoheshin pë rata që kishin humbur. Situatë e rëndë, shumë njerëz më kanë marrë nga shtete evropiane“, tha Bogaj.