Një 44 vjeçare shqiptare, ish-vi.ktimë e tr.afikimit prej gati 20 vitesh, jeton në krahinën e Brindisit dhe ende nuk është bërë nënshtetase italiane.
Tashmë, e ndodhur në një moment të vështirë të jetës së saj, ku po lufton me një sëmundje tomurale, Adelina Sejdini i ka bërë apel shtetit fqinj për t’u pajisur me dokumente, raporton media italiane.
“Unë kam nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje, tani të më mbrojnë deri në fund”, tha 44 vjeçarja.
Adelina Sejdini u operua para një jave në spitalin San Matteo në Pavia, dhe ajo ende është në spital.Pas miratimit të dekretit të sigurisë së jetës së saj, në proceduara administrative ishte lëshuar vetëm një lëje qëndrimi për raste të veçanta, e cila i skadon në Tetor.
“Këtu mjekët dhe infermierët kujdesen për mua, por kam frikë se mund të më dëbojnë për shkak se më skadon leja e qëndrimit”, tha më tej ajo.
Për këtë ajo kërkon që t’i jepet nënshtetësia: “Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.
Adelina 19 vjet më parë, pasi ishte rrëmbyer, përdhu.nuar dhe shitur, mbërriti në Itali dhe u shfrytëzua për vite të tëra si vi.ktimë e prostitucionit, derisa u rebelua dhe bashkëpunoi me policinë, ku çoi në arrestimin e dhjetëra keqbërësve të saj.
Ajo i është drejtuar me një letër edhe presidentit të Republikës, i cili i është përgjigjur po me një letër se do të shikojë me prioritet situatën në të cilën ndodhet 44 vjeçarja shqiptare.