Historia e dhimbshme e sirianit që i shpëtoi bombave, sot kërcen në skenat franceze

Njihuni me një 31-vjeçar nga Siria, i cili fati i tij i mirë deshi që ai të shpëtojë nga bombat e Sirisë dhe të kërcejë në skenat e Francës. Por, ai humbi gjithçka atje.
“Kur mbërrita në Paris, eca për tetë orë, pa u ndalur. Nuk mund ta besoja, i përsërisja vetës: A jam vërtet në Francë? Nuk e besoja.Të largohesha ishte një zgjedhje e detyruar: “Në lagjen time, Yarmuk, një avion hodhi një bombë. Dhe njëra prej tyre ishte kaq afër meje…. Çfarë duhet të bëja? Mund të qëndroja dhe të vdisja ose të largohesha”, tha Dorado.

Ai ka treguar se pas largimit nga vendi i tij, ai shkoi në Liban, Iran, Turqi dhe pas disa muajsh, arriti në një kamp refugjatësh në Greqi. Nisi rrugëtimin, ku shkoi në Kroaci, por fatkeqësisht, u kthye në Serbi nga policia. “Në atë moment isha i humbur, nuk dija çfarë të bëja. Kështu që hyra në Bosnjë dhe u ktheva në Kroaci. Më pas shkova në Slloveni. Në Slloveni policia më pyeti nëse doja të qëndroja si refugjat dhe unë u përgjigja: jo, unë dua të shkoj në Francë. Pastaj ata më kthyen në Kroaci dhe nga Kroacia përsëri në Serbi”, tha ai.

Lidhur me vendin e tij, Dorado tha: “Askush nuk e ka fituar këtë luftë. Ne kemi humbur shumë. Unë kam humbur shumë miq. Kam humbur edhe kushëririn tim. Të gjitha familjet në Siri kanë humbur dikë të rëndësishëm.”

Loading...