Historia e hasmërisë/ Tashmë në luftë me vdekjen, 4 atentatet e dështuara ndaj Ardian Çapjas

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit iu bë atentat Ardian Çapjes, një person i njohur për policinë për lidhjet e tij me botën e krimit.

Por ky nuk ishte atentati i parë ndaj familjes Çapja, pasi dy të parët dështuan, ndërsa i treti i ndodhur ditën e sotme nuk dihet nëse do të quhet i dështuar ose jo, pasi Ardian Çapja ndodhte në spitalin e Traumës në gjedje të rëndë shëndetësore.

Por cilët dyshohet të jenë atentatorët e Çapjas?

Historia ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në një konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema.

Sokol Çapja mbeti i vrarë pas kësaj ngjarje, ndërsa si autorë u akuzuan nipërit e oficerit të Policisë, por nuk mbaroi këtu, pasi Çapjajt morën hak duke vrarë kunatin e Fadil Memës, Ardian Ibrahimin në maj 2006.

Në vitin 2012 – u ekzekutua Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vr asjen e Sokol Çapjas, ndërsa në mars të 2015 në Torino të Italisë ekzekutohet edhe Fadil Mema.

Në 3 shkurt 2016 – bëhet edhe ate ntati i parë ndaj familjes Çapja, ku mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të pla gosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Në 6 gusht 2017 – Ardian Çapjas i bëhet edhe ate ntati i dytë, u go dit me predha, por për fatin e tij të mirë predha nuk shpërtheu, duke bërë që edhe këtë herë Ardian Çapja t’ja hidhte paq.

Ate ntati i tretë i bëhet përsëri në vitin 2017, ku në afërsi të banesës së tij go ditet me kall ashnikov dhe ar më të tjera, por sapo ka dëgjuar të shtë nat ai është futur brenda duke iu shpëtuar plumbave.

Makina e përdorur nga autorët, të cilët as sot nuk janë gjetur, ishte e vjed hur dhe i përkiste një biznesmeni në Tiranë, Xh. Hoxhës. Pas ate ntatit autorët e do gjën makinën dhe bashkë me të edhe provat që policia mund të gjente.

Ate ntati i sotëm, më 8 qershor 2020 ishte dhe i katërti ndaj tij dhe familjes së tij, ku Ardian Çapja u go dit me snajper nga një kodër, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës./newsbo mb

Loading...