Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastren (Argjirën e lashtë), e zgjëruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabollë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. Studjuesi J. G. Hann, i lidhë me fisin Kaon, kaonët, ‘’Kaonia e lashtë, dmth.
Të gjitha tokat e Vjosës së Poshtme, e detit, quhet labëri, e vendasit – lab’’. Ndërsa Sami Frashëri, mendon se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Permetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll. Kemi disa përkufizime hartografike të territorit të Labërisë, duke bërë disa ndarje etnografike – vizitorë të ndryshëm. Tukididi (629 p.e.r.), përmendi fisin illirian epirot – Kaonët, a nga mesjeta njihet si fisi i plesejve, Plesati i sotëm. Poashtu, studjuesi Rrok Zojsi, përkufizon labërinë mes tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës dhe të Kalasë afër Delvinës – ku nuk mendoj një përkufizim të tillë, vetëm mes atyre tri urave, ngase gjatë pushtimeve të huaja, ndryshoi edhe territori, sipas ndarjeve kadastrale të huaja (!).
Gjatë pushtimit otoman, labëria ishte pjesë e Krahinës së Janinës (Vilajeti i Janinës).
Po, cilat janë karakteristikat primare të labëatëve shkodran theuton, deri tek labët e rrethinave vlonjate, që përceptojnë lidhje koherente si fis labeat, që sot thirret me etninomin – lab?
Nuk di të ketë ndonjë shkrim përgjegjës i kësaj pyetjeje derisot, në mos mund të ketë nga dikush, vetëm ndoshta si ndonjë citim preftimthi, të kësaj parabolle historike, që sot për dikend duket e larguar në pika strategjike hartografike, nga dy qytete Shkodër e Vlorë, sot me ndryshime të thella linguistike, leksikore e fonomorfologjike, që përbëjnë pjesët e tyre, veçmas edhe dy dialekte të ndryshme, të folme gege e toske, si edhe ndryshimi i shprehjes së arteve muzikë, rithe fetare (duke thithur orthodoksizmi nga jugu e katolicizmi nga veriu) edhe ndryshime në doke dhe zakone popullore, në etnografi, sikur sot duken si dy pole të ndryshme të kulturës shqiptare, nga ndikimet pushtuese. Anipse përkatësia fetare nuk ishte as është përcaktuese e qenies etnogjenetike shqiptare, të popullësive të shpërndara nëpër trungun arbëror, për shkaqe historike
.Mendoj se kemi tre rrënje shqipe-illirishte: LAB, ALB, ABL, të cilat ndryshuan fonetikisht në histori, si fonetikë historike, me ndryshimet pushtuese të huaja, si krijues a formues të derivateve linguistike të toponomeve: Labëri, Albanoi dhe Ablona, për të cilat duhet gjurmuar mëtutje.
Ndeshjet e kulturave të ndryshme të afërta e të largëta, u bënë dhe u shtresuan tradicionalisht tok me traditën autoktone illire, pikërisht mbi Illirinë Antike, ngase ishte pikësynimi i të gjitha perandorive të botës së Antikuitit, deri në zhbimjet e shfarosjet perandorake trekontinentale euro-afriko-aziatike – si dhe shtresimi i atyre kulturave mbi illirët antik, deri edhe në shuarjen e një kulture madhore botërore epokale, deri në zhdukjen e një gjuhe botërore të kohërave – illirishten e lashtë edhe deri tek epiteti – barbar, duke mos mundur t’i zhdukin rrënjesisht. –
E si mos t’i quanin barbarë, një popull aq të madh historik, illirët, kur mbi ta, rëndoi tmerrshëm robëria trekontinentale të përmasave botërore – a nuk të bën robëria barbar?
A nuk të mbetet egërsia e robërive shekullore mbi supe e mendje? Si duhej t’i prisnim na pushtuesit barbarë, përveç se edhe me barbari, apo duhej që edhe na shqiptarët, si e vetmja rrënje e shpëtuar illire, të tjetërsoheshim, të tëhuajsoheshim, të asimiloheshim, sikur dhjetra popuj tjerë, nga po të njejtat fise illire?
Mendoj se pikërisht ajo ‘barbaria’ illire, shpëtoi popullin shqiptar, duke mos mundur askush derisot milleniuseve, të na zhduku faren, rodin e sojin shqiptar-illirik!
Të gjithë ata të nënshtruar, që nuk kishin epitetin barbar, u zhduken në epitete perandorake të qelbura, si popuj e dietarë të tëhuajsuar oborreve perandorake të kohës! Shpëtuan ‘barbarët’ shqiptar illirik, që nuk iu shtruan barbarëve! Shpresoj, me të drejtë sollem edhe kët ndërmjetës theorik këtu, në përgjigje të ethymologjisë së emrit etnik – lab dhe toponomit Labëria!/shoqata kombetare laberia