Shamima Begum quhet gruaja, e cila ka bërë bujë në mediat britanike dhe në opinionin publik, për shkak të historisë së saj të pazakontë.
Begum që në moshën 15 vjeçe u bashkua me ISIS në Siri, ndërsa kur mbaroi lufta, IS u mposht e ajo u kthye në Britani dhe u dënua.
Historia e saj nuk është vetëm kaq. Në Siri, Begum njohu Yago Riedijk, aktualisht 27 vjeç, i cili është nga Holanda dhe u shndërrua në terrorist, pasi u bashkua me ISIS. Ata u njohën në Siri.
Edhe Riedijk është në një burg kurd, pasi po vuan dënimin, për shkak se ishte pjesë e IS. Riedijk ka dhënë një intervistë për gazetën britanike “The Times” dhe shprehet se ndihet shumë keq që është larg Begum, thotë se e do atë dhe i vjen keq që fëmijët e tyre nuk jetuan gjatë.
Çifti terrorist ka bërë 3 fëmijë në një periudhë të shkurtër kohe. Të tre foshnjat vdiqën që në javët e para. Ndërkohë, Shamina Begumit iu hoq shtetësia britanike.
Yago Riedijk thotë se Shamina Begum është tashmë një grua e vetmuar dhe e papërkrahur. “Ne në Siri u afruam shumë shpejt. Ne u dashuruam. Ajo është një grua e përsosur. Është një grua fantastike”, deklaroi ai. Ata u martuan vetëm 10 ditë pasi ishin njohur. Në atë kohë, ajo ishte 15 vjeçe, ndërsa holandezi që iu bashkua ISIS-it ishte 23 vjeç. Riedijk hodhi poshtë pretendimet se gruaja e tij kishte rol thelbësor në ISIS, duke shtuar se ajo ishte thjesht një shtëpiake.
Riedijk pretendon se ai dhe gruaja e tij kanë qenë viktima naive të IS, ndërsa bën thirrje për falje. Vetë terroristi holandez është nga Arnhem i Holandës. Sipas atyre që e njohin nga afër, Riedijk kishte qenë një djalë normal, i përkiste një shtrese të mesme në qytetin ku jetonte dhe duket se ai kishte ndryshuar, në kohën që ishte konvertuar në mysliman, gjatë shkollës së mesme. Ai kishte marrë prirje terroriste më vonë.