Florian Marku bëri krenar dje gjithë shqiptarët, pasi u shpall kampion bote, ndërsa mbi shpatulla mbante flamurin kuqezi.
Shqiptari triumfoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot dhjetë raundesh, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.
Po si nisi rrugëtimi i shqiptarit?
Ndoshta nuk e keni ditur, por Florian Marku ka prejardhjen nga Kosova . Gjyshi i tij ka lindur në Kosovë. Ai më pas është larguar për në Shqipëri, në Lushnjë për shkak të regjimit komunist. Por, pas viteve 90’ta, familja e Markut u zhvendos në Selanik të Greqisë.
Florian Marku e ka shijuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa grilave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.
Si u arrestua në Austri?
”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha.”
Në burgun e Selanikut, Marku e kaloi i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.
Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.
28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim.