Historia e rrallë e flamurit shqiptar që preku 5 pikat më të thella të globit

Flamuri shqiptar ka prekur pesë pikat më të thella të globit si dhe hapësirën. Kjo fal një shtetasi amerikan nga Teksasi të identifikuar si Victor Vescovo, i cili vendosjen e flamurit tonë kombëtar, ia dedikon bashkëshortes së tij shqiptare Monica Beu.

Historinë e Vescovo e ka sjell në vëmendje gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”. Blendi Fevziu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Feziu shkruan se një ditë më parë në një reportazh për nëndetësen “Titan” e cila u shkatërrua në afërsi të mbetjeve të “Titanikut”, është shfaqur dhe flamuri shqiptar.

Flamuri ynë kombëtar, nuk ka qenë në nëndetësen “Titan”, por në një nëndetëse tjetër “Triton”. Flamuri shqiptar ka qenë i vendosur në të gjitha nëndetëset të cilat kanë prekur pesë pikat më të thella të globit. Më 28 Prill 2019 Victor Vescovo u ul në pikën më të thellë të Oqeaneve të Globit në thellësinë 10928 m.

Më pas, në kuadër të ekspeditës “Five deeps expedition”, Vescovo eksploroi pesë pikat më të thella të globit. Më 24 Maj 2010 ai u ngjit në majën më të lartë të botës në Himalaje.

Në vitin 2022 ai fluturoi në hapesirë me anijen New Shepard. Victor Vescovo është njeriu i vetëm në glob që ka arritur pikën më të ulët dhe pikën më të lartë të globit dhe hapësirën. Ai mban gjithnjë në uniformë dhe në pajisje, flamurin e Teksasit, 2 flamuj amerikanë dhe flamurin shqiptar.

Loading...