“Alo… im shoq u kthye në shtëpi. Nuk e përballoj dot, do më v r asë…”
Duke iu d ridhur zëri, me këtë fjali 30-vjeçarja Klodiana Xhelali kërkoi ndihmën e policisë në numrin pa pagesë. Por, kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat, burri u mbyll në dhomë së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël që rezultuan dëshmitarë të një situate të pazakontë.
Prokuroria shpjegon se pas thirrjeve të policëve që mbërritën në vendngjarje dhe pasi kanë trokitur disa herë, bashkëshorti i dh u nshëm nuk përgjigjej.
Etem Kambellari e mbante çelësin të shtrënguar në dorë. Ndërsa për këto minuta të t ensionuara teksa burri nuk dorëzohej dhe as pranonte të hapte derën, e shoqja Klodiana dëshmon në dosjen që gazeta Si disponon:
“Im shoq nuk e hapi derën pavarësisht thirrjeve, e kishte mbyllur me çelës nga brenda. Në këtë moment iu luta policëve, – shton nëna e dy fëmijëve – që të largoheshin. Ju thashë që do shkoja vetë në komisariat sapo bashkëshorti të qetësohej”.
Por, prokurori i çështjes, duke ju referuar asaj që ndodhi më vonë, evidenton se policët kërkuan përforcime dhe ndërhyrjen e z j arrfikësve për të hapur derën e b l induar.
Gruaja kujton duke dëshmuar:
“Policia ishte pas derës, kur im shoq dëgjoi zërin e tyre që kërkonin z j arrfikëset për të sh e mbur derën, burri u lëshua nga dritarja e dhomës së gjumit dhe u hodh nga kati i tretë. Ra në oborrin e katit të parë”.