Historia e vërtetë e Tuç Makut

Historia e Sykajve ( familja Syku)
Një kujtim i vyer për të gjithë ne pasardhësit, disa minuta kushtuar historisë së kësaj familje, e cila u nëpërkëmb, u përbuz, dha aq shumë e mori aq pak.

Një ndjesë publike për një familje fisnike që i cënuan emrin,nderin, mundin dhe i vodhën më të shenjtën lirinë.

Fisi i Sykajve (Syku) është një ndër familjet më të mëdha të Bregut të Matit, të ardhur nga Shkreli nga fundi i shek. XVIII. Nëpërmjet punës ata arritën të krijonin pasuri të madhe, të përbërë kryesisht nga mijëra krerë bagëtish dhe disa mijera hektarë tokë, duke u radhitur kështu ndër fiset më të pasura dhe të zëshme të Veriut dhe përtej.

Ndër pasuritë e kësaj familje vlen të përmendim dhe pronat e paluajtshme si Bradën e Vezirit, Bjeshkën e Rokopecit (quajtur ndryshe Bjeshka e Gjon Nik Sykut) dhe qindra të tjera hektarë tokë që mbetën jashtë kufijve, se ishin tepër në thellësi të territorit jugosllav.

Si trashigimtar i denjë Gjon Nik Syku, edhe pse i ri në moshë mbahej si drejtuesi i pasurisë së gjithë familjes. (1872-1950) Banorët e zonës por edhe gjithë familjarët e tij e mbanin si njeri të zgjuar, të urtë (ishte ai që në familjet e mëdha mbahej si i pari i fisit), kishte miqësi me familjet më të mëdha të asaj kohe, si dhe me njerëz të shquar si Mbretin Zog, Abaz Kupin, Hasan Prishtina, Maliq Bushatin, Bajram Curri, Prek Cali, Zef Koka, Shuk Sarreqi, Ded Gjo Luli etj.

Me ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, nisi edhe perëndimi i periudhës së begatë të kësaj familjeje, pasi regjimi u konfiskoi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre.

Konfiskimi i qindra, mijërave hektarëve tokë që iu bë fisit të Sykajve, u bë edhe frymëzim për shkrimtarin Kol Jakova që të shkruante veprën e tij “Toka Jonë”. Kjo vepër më vonë u realizua edhe film, ku personazhi i Tuç Makut personifikonte Gjon Nik Sykun. Konfiskimet e mëdha që iu bënë Sykajve, erdhën edhe për shkak të damkosjes së këtij fisi si fis “kulakësh”, për të vijuar më pas me p..ersekutime dhe b..urgosje që do t’i shoqëronin deri në kapitullimin e regjimit komunist.

Tokat që u ndanë mes fshatarëve te filmi ‘Toka Jonë’, nuk ishin të partisë. Megjithëqë fshatarëve të zonës iu gëzuan ëndrrat, ata e dinin fort mirë që nuk ishin të tyret. E njihnin edhe të zotin.

Kjo është historia e vërtetë e Gjon Nik Sykut, personazhit mbi të cilin Kol Jakova ka shkruar dramën “Toka jonë” e që më pas u realizua edhe filmi me të njëjtin titull.

Por historia e Gjonit nuk nis e mbaron me pasuritë. Kur regjimi komunist të hidhte rrënjë, ai dhe gjithë burrat e fisit të tij do të quheshin antikomunistë të betuar, duke nisur kështu p..ersekutimet njëri pas tjetrit.

Duke qenë se shtëpia e tyre ishte buzë detit, ajo i shërbeu gjithashtu si vënd strehimi për Abaz Kupin, si distanca më e afërt me detin, prej nga do të arratisej.
Si antikomunistë të betuar, zë fill edhe historia e Sykajve, që nuk do të merrte fund për të gjitha vitet e komunizmit në vijim, për t’i bërë të vuajnë e të ndihen të p..ersekutuar të gjithë ata që mbanin këtë mbiemër./ publik.al

Loading...