Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një histori sa prekëse edhe të veçantë.
Rama ka publikuar historinë e një djali të ri I quajtur Denis i cili ka lindur me një disfunksion në duar.
Edhe pse është paragjykuar që ditën e parë të shkollë, Denisi nuk është ndalur duke studiuar. Ai sot është diplomuar për ekonomik në Universitetin e Elbasanit dhe ka aplikuar në platformën e bashkëqeverisjes për tu punësuar.
Tashmë Denisi është i punësuar pranë Bashkisë së Prrenjasit si specialist i personave me aftësi të kufizuara.
“Mirëmëngjes ,dhe me historinë prekëse të Denisit, i cili falë edhe mbështetjes nga Bashkia e Prrenjasit, pasi shkruajti në Platformën e Bashkëqeverisjes është sot një shembull për t’u marrë nga të gjithë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/202623503984643/?t=0