Historia që po sh.okon Anglinë – Shqiptari filmohet duke i vënë th.ikën gruas në fyt

Historia e shqiptarit, Ardian Rragami që u filmua duke kërc.ënuar gruan e tij me thi.kë po ben xhiron e mediave britanike.

Eshte shqiptari qe kërkoi anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia duke thene se nje vendim i tille do ta ndante ate nga familja.

The Sun, apo edhe Daily Mail, raportojne se ai kishte hyre me emer fals te nje kosovari ne Angli, pak pasi kishte vr.are fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998.

Në vitin 2000, ai u dë.nua me 15 vite bu.rg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dën.imit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.

Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dën.im 15 vjeçar për një vr.asje. Por, vetem pas pak vitesh bu.rg u rikthye ne Britani.

Policia i vuri byzylyk elektronik, nderkohe qe gruaja eshte ankuar se nuk ka shpetim. Ai eshte ne proces per ekstradim, dhe per kete po perdor ne favor te tij të drejtën për një jetë familjare.

Video dhe fotot kur ai i ve thi.ken ne fyt gruas kane bere xhiron e mediave, nderkohe qe per kete ai eshte delkaruar fajtor ne gjykate.

Por den.imi qe iu dha u pezullua dhe ai shkoi prape ne banese.

Ne kushte te tilla, gruaja ka apel per autoritete, ta deportojne, pasi ajo ndihet e rrezikuar.

“Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë,”– thote ajo.

Loading...