Historia rrëqethëse e Nehat Kullës

Ka pasur një fund tra gjik një nga emrat më të njohur të historisë 30-vjeҫare të Shqipërisë postkomuniste.

Bëhet fjalë për Nehat Kullën, i cili ndërroi jetë siҫ duket i prekur nga Covid 19, pasi pak kohë më parë i vd iq edhe i vëllai nga in fektimi i këtij virusi vde kjeprurës.

Ky lajm ka ngjallur interes për mediat në vend, pasi emri i Kullës është një nga më të famshmit në Tiranë, kryesisht në vitet 90, por që la trashëgimtarë të “denjë” edhe për shekullin e ri.

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në moshën 67-vjeҫare i përkiste brezit “veteran” të kr imit në Shqipëri.

Karrierë që e ka nisur që në kohë të komunizmit, ku të rreshtohej në botën e kr imit kërkonte “kë llqe”. Por në vitet ‘90, emri i tij u bë epik në Tiranë.

Kjo pasi përfaqësonte një nga “të fortët” klasik të kryeqytetit që në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit dhe që kishte një “us htri” të gatshme të vr itej për të, ҫka ishte jo e lehtë në Shqipërinë e atyre viteve ku kr imi merrej me gjëra klasike që nga vjedhja e kontrabanda, ku trafiqet e mëdha nuk kishin dalë në pah. Në Shish-Tufinë, ai ngre “perandorinë” e tij kr iminale që në vite krijon edhe legjendën e tij urbane.

Megjithatë, Kulla ishte një deal-er i klasit të parë dhe kishte lidhje të forta me disa nga bandat e të fortët në të gjithë vendin. Gëzonte një au toritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethet kri minale. Arr estohet e dë nohet për vr asje të një polici të komisariatit numër 4.

Por ajo që e bëri të famshme ishte një foto në burgun 313, ku Nehat Kulla pozonte së bashku me një tjetër person të botës së kr imit, Feriz Kërnajën me liderin e opozitës Fatos Nano, i bu rgosur nga Sali Berisha që në vitin 1993.Kjo foto, e publikuar në mediat e pushtetit të Berishës për të denigruar Nanon, në fakt i dha famë të dyve. Nehatit, duke e bërë një njeri të rëndësishëm që kishte marrë në mbrojtje kreun e socialistëve, edhe për Nanon, partia e të cilit në atë kohë ishte cak i su lmeve e agr esioneve nga banda të shumta or dinere, që ishin kliente të pushtetit.

Në vitin 1997, Nehat Kulla u lirua nga bu rgu si të gjithë të bur gosurit e vendit ndërsa Fatos Nano u bë kryeministër i vendit. Nehati, me izmën e dhënë nga miku i tij i njohur në qelitë e rënda të 313 merr një fuqi që e rikthen në legjendën urbane të Tiranës.

Pasi arrin të bëjë të bindshmen idenë se ai me bandën e tij mbrojti repartin e xhenios në Shish Tufinë, Nehat Kulla kthehet në një nga VIP-at e botës së nëntokës në Tiranë.

Chevorleti i tij i marrë nga ushtria, e që ishte si pjesë e paketës së ndihmës financiare të SHBA-së për ushtrinë shqiptare u kthye në mitik. Pinte kafe në qendër të kryeqytetit, kryesisht te stadium Qemal Stafa, por kishte jo pak raste ku shfaqej edhe tek Rogner.

Loading...