Në 2016, një mësuese 45 vjeçare në një shkollë të Athinës mbërriti në spital me simptoma të pazakonta – ethe, kollë të thatë dhe dhimbje koke.
Duke e menduar si një rast të pneumonisë bakteriale, mjekët e trajtuan me antibiotikë, mirëpo kjo solli përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së pacientes.
Në një kohë që frymëmarrja e saj përkeqësohej, të gjitha testet rezultatet negative, përfshirë dhe SARS-in apo MERS-in.
Në fakt, vetëm një test doli pozitiv, por ishte një rezultat kaq suprizues saqë mjekët e përsëritën. Rezultati ishte i njëjtë – pacienti vuante nga një infeksion familjar por i rrallë i njohur si 229E – rasti i parë me koronavirus i zbuluar ndonjëherë.
Përkeqësimi i gjendjes së mësuesit, ishte një surprizë për studiuesit në fillim të viteve ’60, që u zbulua 229E. Kjo për shkak se ata po kërkonin viruset përgjegjëse për ftohjen e zakonshme.
Nga mesi i shekullit të 20-të, shkencëtarët kishin zbuluar teknika për të izoluar disa viruse, por hulumtimet e tyre kishin lënë shumë “copëza” sekuencash të pallogaritura – rreth 35% e njerëzve me ftohje kishin viruse që shkencëtarët nuk ishin në gjendje t’i identifikonin.
Dorothy Hamre, studiues në universitetin e Chicagos, e mori përsipër këtë sfidë mjekësore dhe zbuloi këtë lloj të ri virusi, i cili u bë i njohur si 229E, të lartpërmendur.
Në vitin 1968, u krijua termi “koronavirus” , bazuar në mënyrën se si, nën një mikroskop, sipërfaqja e virusit ngjante si kurorë e shtresës së jashtme të Diellit, e quajtur korona.
Kështu, u zbuluan koronaviruset e rinj, si 229E dhe OC43, të cilët ngjallën një interes të madh mediatik në atë kohë. Por, për shkak se 229E dhe OC43 shkaktuan sëmundje relativisht të buta te njerëzit, mjekët mund t’i trajtojnë ato shumë si ftohjet e shkaktuara nga viruse të tjera.
Mirëpo, shpërthimi i virusit SARS në vitin 2003 bëri që shkenca të rishikonte rrezikshmërinë e viruseve, për shkak të numrit të lartë të të prekurve dhe viktimave.
Që në atë kohë, u zbuluan edhe dy viruse të tjera si NL63 dhe HKU1, të ngjashëm me 229E dhe OC43. Përkundër shqyrtimit intensiv që koronaviruset kanë pësuar që nga SARS, ende nuk është plotësisht e qartë pse tre koronaviruse — SARS-CoV-1, MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 (burimi i pandemisë COVID-19) çuan deri tani në simptoma më të rënda dhe shkallën më të lartë të vdekshmërisë, ndërsa katër koronaviruset e tjera të njohura si njerëzore mbetën shumë më të buta.
Megjithatë. Ka një të përbashkët te të gjithë këto viruse – lakuriqët e natës, pasi të gjithë koronaviruset e njohura që infektojnë njerëzit duket se kanë këtë origjinë të njëjtë.
“Nëse hidhni një sy në spektrin e sëmundjeve në këtë shpërthim tani – thotë Dr. Wayne Marasco, një studiuese në Institutin e Kancerit ‘Dana Farber’ në Boston, i cili ka studiuar SARS, MERS dhe COVID-19 – ka njerëz të cilët janë asimptomatikë dhe njerëz që vdesin.”
Dr McIntosh, një studiues në Harvard Medical School dyshon se koronaviruset do të vazhdojnë të “mashtrojnë studiuesit”. Së pari, sepse koronaviruset janë të mëdha dhe komplekse, dhe e dyta sepse ato mund të ndryshojnë relativisht lehtë në një nivel gjenetik.
Ai vëren se këto viruse gjithashtu mund të rikombinohen mjaft lehtë brenda së njëjtës qelizë, dhe se mutacione të tilla janë të mundshme në atë që u njoh si SARS, si dhe koronavirusin e ri që ka shkaktuar pandeminë aktuale.
“Koronaviruset kanë gjenomin më të madh të ARN-së nga ndonjë prej viruseve të kafshëve – thotë Dr. McIntosh – dhe ka shumë sekrete.” /forbes-scan/