Historia tragjike/ Vrau veten në burg, 27 vjeçarja i shkruante Maria de Filippit: Më ndihmo, mami im qan, dua të shoh tim bir! Letra gjendet nga i ati, Novruzi!

Montorio, Verona. Përshëndetje Maria, po ta shkruaj këtë letër për të treguar historinë time dhe për të të kërkuar ndihmë. Më quajnë Donatela Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, jam shqiptare me origjinë por jam rritur në Itali. Tani fatkeqësisht, gjendem në burgun e Montorios, përfundova këtu se kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me shumë probleme, nuk kam pasur forcën të reagoj dhe u hodha tek droga…”.

Kështu filon letra për Maria De Filippin e dërguar nga burgu veronez i Montorios nga Donatela Hado, 27 vjecarja që u vetëvra 4 muaj më parë. Ishte mesnata ndërmjet 1 dhe 2 gushtit 2022 dhe e reja nuk gjeti forcën për të reaguar pas një krize nervore: vrau veten duke thithur gazin e sobës në qeli, pasi shkruajti një letër të fundit dashurie të dëshpëruar për të dashurin e saj. “Leo më fal, të dua por nuk po ia dal dot të eci përpara…”. Fjalë që kanë lënë shenjë dhe shok koshience, fraza që e kanë detyruar një magjistrat, Gjykatësin Vincenso Semeraro të Gjykatës së Veronës, të kërkojë falje që nuk e kishte kuptuar.

Donatela dëshpërimisht kërkonte të dilte nga tyneli i varësisë së drogës dhe nga qelia në të cilën ishte futur. Ëndrra e saj ishte të rifillonte dhe të ndryshonte jetë, por e vetme, nuk po ia dilte dot. Për këtë, në kërkim të ndihmës kishte vendosur ti shkruante Maria De Filippit, një letër shprese që të thirrej në emision në Canale 5, “C’e posta per te”. Endërronte të merrte pjesë në emision me prezantuesen e vet të preferuar, megjithatë, Maria De Filippi nuk e kishte marrë asnjëherë letrën. Ndoshta 27 vjecarja kishte ngatërruar adresë dhe zarfi ishte kthyer pa u hapur asnjëherë. Ishte kthyer në shtëpinë e saj në Verona, ku e kishte gjetur babai Nevruz që po rregullonte gjërat e së bijës pas largimit të saj tragjik. Të lexosh tani atë që ka shkruar Donatela, është një konfirmim i qëllimeve të mira të saj, që fatkeqësisht, e vetme nuk ishte në gjendje ti vendoste në praktikë.

“Maria, të lutëm, të kërkoj të më ndihmosh, dua të dal nga kjo situatë, dua ta lë drogën, dua të mbaroj punë me burgun, por kam nevojë për dikë që të më japë një mundësi…Jam vetëm 26 vjec, kam akoma jetën përpara, dua të sistemohem, të kem një të ardhme, të rivendos marrëdhëniet me familjen time të mrekullueshme…Sot kam dëshirë, kurajo se dua të ndryshoj, dua të rifilloj dhe ta hedh të gjithën pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, të gjej një punë…dua të shoh sytë e nënës sime që qan për të më parë të realizuar dhe jo që vuan për shkakun tim…”.

Donatela nuk fsheh as “gabimet e mia” dhe vetë agoninë që ka për heqjen dorë nga djali i saj Adam në moshën 21 vjecare. “Nuk po më ndihmonte kush, më rikthyen në qeli dhe më morën të voglin. Doja të vdisja…pse nuk më cuan në komunitet me të voglin tim, pse në fakt më thyen zemrën kështu? Cdo ditë, cdo orë pyes veten se ku është, cfarë ngjyre kanë tani sytë e tij dhe ndjehem fajtore që nuk bëra dot asgjë për të…nuk mundet ta harroj kurrë, kurrë?”. Dhe një lutje: Maria, po të kërkoj me zemër në dorë, nëse ke ndonjë mundësi të më ndihmosh të dal nga burgu dhe më pas është radha ime të demonstroj se cdo të bëj. Të kërkoj të më ndihmosh, të më japësh një mundësi, di të bëj shumë gjëra dhe mbi të gjitha të rigjej dëshirën për jetën, të rikuperoj vitet e humbura, do ndaloj së vetëshkatërruari. Tani të përshëndes, të dërgoj një përqafim dhe pres një përgjigje me gjithë zemër”.

Letra është shkruar në 10 tetor 2020 dhe Donatela i dha fund jetes 1 vit e 11 muaj pas saj, pasi letra nuk arriti tek prezantuesja e saj e preferuar dhe vetë ajo nuk mori asnjëherë përgjigje.

Loading...