Historia trishtë e një nëne nga Vlora, ish-vi.ktimë e tr.afikut

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan u rrëfye historia e një nëne, ish-vi.ktimë e trafikut.

Ajo preferoi të qëndronte anonime, prandaj është rënë dakord që gjatë emisionit ta thërrasin Ina.

Në moshën 15-vjeçare, ajo jetoi vetëm në Vlorë pasi prindërit u dënuan për një krim ma.kabër. Ata vr.anë djalin e tyre. Ina rrëfeu se babai ishte i d.hunshëm.

“Babi p.inte dhe nga pi.ja e sipër nuk dinte se çfarë bënte. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ai v.rau fëmijën e vet dy muajsh. Nëna për moskallëzim k.rimi shkoi në b.urg. Ne kemi qenë në gjumë.

Kur jam ngritur në mëngjes kemi parë sëpatën me gj.ak dhe kërcurin. Pasi e pyesim mamin disa herë ku është vëllai, ajo na gënjente thoshte që është te daja.

Pasi unë kam mbushur 12 vjeçe kam zbuluar se si ishte e vërteta dhe shkova i tregova policisë. Shkova për të shpëtuar vëllezërit e mi dhe veten time.

Ai na rrihte me çfarë të kishte në dorë, me rrip pantallonash, me mashë. Unë mbeta vetëm me dy vëllezërit. Vëllezërit i mori xhaxhai kurse mua më mori daja”, tregoi ajo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2001. Vëllezërit e Inës janë më të vegjël se ajo, ndërsa Ina shprehet se nuk takohet me babain se ka frikë që do të hakmerret. Me nënën është takuar vetëm njëherë.

Ndërkohë pasi shkon të jetojë me dajën, ai vendos ta martojë me një person nga Vlora, por jo në formë zyrtare. Këtu gruaja ra pre e trafikimit. Bashkëshorti i saj merrej me shitje d ro ge edhe me tr afikim femrash. Ina qëndroi rreth dy vjet me të. Ajo rrëfeu se ish-bashkëjetuesi i saj e shfrytëzoi edhe pse ishte shtatzënë.

“Pas dy tre muajsh martesë filloi të më nxirrte në rrugë. Në Vlorë. Kjo vazhdoi deri në muajt që kam lindur djalin, më ka kapur policia. Kam qenë përjashta. Unë kam qenë e martuar me të dhe ai vazhdonte rrugën që kishte nisur. Ai kishte dhe vajza të tjera, por ato të tjerat i kishte jashtë shtetit. Ai më nxirrte në Shqipëri”, tha ajo.

Pas dy vjetësh ajo lindi një djalë. Në vitin 2011, Ina u mor në mbrojtje nga një qendër rezidenciale. Në këtë qendër, ajo lindi edhe fëmijën, fryt i bashkëjetesës. Djali sot është 7 vjeç e gjysmë. Gruaja ka dalë nga qendra që në vitin 2016, por ende sot e kësaj dite nuk ka arritur të integrohet.

Ajo ka punuar në të zezë për shumë kohë dhe nuk gjen një punë për të jetuar në kushte minimale. Nëna sot bën apel për ndihmë. “Nuk kam gjetur punë. E kam shtyrë me një punë të zezë. Kam qenë me një qira shumë të ulët. Kam punuar sanitare. Unë nuk kërkoj as psikologe… unë kërkoj të kem një punë dhe të vazhdoj jetën normale. Të mos ndihem e përgojuar, e përbuzur nga njerëzit ku jetoj”, tha gruaja.

Loading...