Historia tronditëse e 35-vjeçares/ Doli për të kërkuar të vëllain, por u përdhunua kur ishte 10 vjeç!

Aurora nga Shkodra ka vendosur të rrëfejë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës së saj. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”, 35-vjeçarja ka rrëfyer historinë rrënqethëse se si u përdhunua në moshën 10-vjeçare dhe më pas jeta e saj mori një rrjedhë krejtësisht tjetër.
Aurora: Jam nga Shkodra, jam 35 vjeçe. Jetoj në Itali prej 7 vitesh. Historia ime fillon kur unë kam njohur ish-bashkëshortin. Kam qenë 16 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ai sa vjeç ishte?

Aurora: Ai ka qenë 19 vjet më i madh.

Ardit Gjebrea: Është pak e guximshme që një vajzë 16-vjeçare të lidhet me një burrë 16 vjet më të madh se veten, aq më tepër kur është i divorcuar dhe me një fëmijë.
Aurora: Faktikisht historia ime ka filluar që në moshën 10 vjeçe. Ka qenë një rast kur kishte ndërruar jetë gjyshi dhe normal prindërit kishin shkuar të prisnin njerëz dhe mua më kishin lënë në shtëpi me vëllanë me aftësi të kufizuara mendore dhe vëllai nuk fliste dhe ikte pa vetëdije. Më kishin lënë mua të kujdesesha për vëllanë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë prindërit kishin shkuar në fshat dhe të kishin lënë ty vetëm me vëllain.

Aurora: Po, unë u habita duke parë televizor si fëmijë i vogël. Vëllai kishte dalë nga shtëpia. Në momentin që e kuptova, kisha dalë për ta kërkuar. Përballë shtëpisë time ishin dy shtëpi që po ndërtoheshin dhe ishin dy muratorë dhe i pyes: A ma keni parë vëllain?

Ardit Gjebrea: Ato muratorët, ti i njihje?

Aurora: Po, ato kishin pirë kafe dhe ngrënë drekë në shtëpinë time.

Ardit Gjebrea: Dhe ti i pyet muratorët për vëllain?

Aurora: Po, më thonë, hajde se e ke këtu… Si fëmijë i padjallëzuar që kam qenë dhe shkoj dhe aty ndodh ajo që ka qenë fatkeqësia më e madhe e jetës time.

Ardit Gjebrea: 10 vjeçe…

Aurora: 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Mua më del zemra vendit. Këta nuk janë njerëz, këta janë kafshë.

Aurora: Është komplimet t’u thuash kafshë.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë, nuk kam përdorur ndonjëherë në publik fjalë të tilla, por ato njerëz janë kafshë.

Loading...