Historia tronditëse e vajzës tek psikologu: “Unë doktor marr briskun dhe pr.es pak mish, sa te dali pak gjak, sepse kur shikoj gjakun tim, gjithë dufi im, pra vuajtjet e mia dhe imazhet negative të së shkuarës kalojnë”(video)

Traumat dhe shëndeti mendor kanë qenë këtë herë fokusi i emisionit “Fol me psikologen”, programi online i “Gazeta shqiptare”. Janë trajtuar 2 histori dhe janë publikuar për herë të parë pamje nga seancat e terapisë së dy pacientëve të cilët vazhdojnë trajtimin në klinikën e terapistit Elton Kazanxhi në Itali.

Pacientja e parë është Anna një studente e mjekësisë e cila vuan nga çrregullimi i personalitetit borderline. Ja çfarë i thotë ajo terapistit:

“Unë doktor marr briskun dhe pr.es pak mish, sa te dali pak gjak, sepse kur shikoj gjakun tim, gjithë dufi im, pra vuajtjet e mia dhe imazhet negative të së shkuarës kalojnë. Por të them të drejtën nuk jam e vetëdijshme në ato momente, më duket sikur jam në një film, unë Anna e sotme s’jam ajo Anna kur pr.et me brisk mishin e saj…”
Anna vetëdëmtohet, kur është e zemëruar pr.et mishin e saj me bisturi derisa të dal gjak. Ajo rrëfen gjatë terapisë se i vijnë në mendje kujtimet traumatike, ab.uzimi i babait, dh.una e tij, bullizmi në shkollë etj./Balkanweb

Loading...