Historiania e njohur përplaset me studiuesin për çështjen çame

Studiuesi Panajot Barka dhe historiania Elena Kocaqi kanë debatuar mbrëmjen e sotme në lidhje me çështjen e pronave në Himarë.

Gjatë një intervistë për “Euronews Albania”, studiuesi Barka u shpreh se zvarritja e çështjes së pronave në Himarë ka për qëllim asimilimin. Ndërkohë Kocaqi tha se nuk mund të flitet për asimilim në Himarë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë dhe jo grekë.

“Shumica shqiptarë janë në Himarë. Ku ka ndaluar ndonjëherë shteti shqiptar njëri në Himarë të deklarohet grek, problemi nuk është me deklarimin. Ka dy lloj etnish, etni prej gjaku siç jemi ne shqiptarët dhe tjetër me deklarim, që nuk dua të jem kështu, po dua kështu. Shqipëria ka ndjekur etninë e gjakut, është edhe kjo tjetra, që e dëmton Shqipërinë ndaj duhet pasur kujdes”, tha Kocaqi, teksa kërkoi të hapet çështja çame.

“Për himarjotët se çfarë janë, duhen pyetur ata. S’mund të pretendojmë të ngremë pretendime për arvanitasit, ata nuk e njohin termin shqiptar që ka dalë vonë. I mëshoj idesë që të hapet çështja çame se unë kam dosje të nazizmit gjerman dhe jam dakord të hapen.

Nuk ka çështje çame në mënyrë unike politike. Nëse ka individë që ka të drejtën e pronës, të shkojë t’i marrë duke shfrytëzuar legjislacionin shqiptar dhe grek”, u shpreh Barka.

Loading...