Historiania Elena Kocaqi habit me deklaratëm: ‘Grekët janë shqiptarë! Po të bësh ADN-në del që…’

Historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me ndihmën që Greqia i dha Turqisë gjatë periudhës së tërmetit shkatërrimtar.

Kocaqi u ndal gjatë bisedës dhe te prejardhja e shqiptarëve, të cilët i cilësoi si popullsinë më të vjetër të Ballkan. Sipas saj edhe grekët antik dhe modern kanë qenë shqiptarë dhe pellzagë.
Më të lashtët në Ballkan janë shqiptarët. Unë po them që grekët antikë janë shqiptarët dhe grekët modern janë shqiptarët.

Në atikitet nuk ka pasur popullsi tjetër, pasardhës të të cilëve janë grekët dhe Ilirët, sepse Dakët dhe Ilirët janë të ngjashëm.

Grekët antik ishin të një popullsie që janë shqiptarët e sotëm dhe kjo del te ADN-ja që bëjmë shqiptarët sot.

Po të bësh ADN-në ti sot del grek dhe nuk del grek fallco që ka krijuar Greqia pas 1923, del grek antik. Pse? Sepse vetë ata ioshin pellazgo-ilir siçjemi ne sot.

Vetë Epiri është quajtur Pellazgia dhe nuk është quajtur kurrë Iliria. Kur ndonjë studiues thotë që ne nuk jemi pellazgë, ai është antishqiptar ose injorant. Nuk ka zgjidhje tjetër nga ana logjike kur toskët quheshin pellazgë.

Kur ti do të vërtetosh që Ilirët janë ata që kanë jetuar në Epir, ky është një mashtrim i madh”, tha Kocaqi

Loading...