Historia ime” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e pazakontë të një burri 74-vjeçar nga Mallakastra.
Ai është baba i 4 fëmijëve dhe prej 10 vitesh është i divorcuar.
Në moshën 16-vjeçare, nga shpërthimi i një granate, ju dëmtuan sytë dhe me kalimin e viteve shikimi ju dobësua dhe sot është i verbër.
Edhe pse është ndarë nga gruaja me vendim gjyqësor, ai jeton me ish-bashkëshorten në të njëjtën shtëpi. 74-vjeçari ndihet vetëm sepse fëmijët nuk e takojnë shpesh. Në gjendjen që ai është, në pamundësi për t’u kujdesur për veten dhe krejt i vetëm, ai dëshiron të njihet me një tjetër grua.
Mirela Milori: Kur filluan problemet me shikimin?
74-vjeçari: Po bën disa vite?
Mirela Milori: Ishte aksident?
74-vjeçari: Fillimisht në aksident, por edhe kam lëvizur me mundësitë e mia, kam qenë jo në këtë gjendje, kam qenë më mirë..
Mirela Milori: Pra nuk shikoni fare, apo shikoni pak, me hije?
74-vjeçari: Pak shikoj, reflekse…
Mirela Milori: Keni 6 fëmijë apo jo?
74-vjeçari: 4 fëmijë..
Mirela Milori: Sa vjet martesë ke me të?
74-vjeçari: Që në ’81..
Mirela Milori: Vjen një moment që mendon të ndahesh, pse?
74-vjeçari: Kur nuk i dëgjon dot dhe kur nuk i duron dot ,atëherë do të vijë koha që u këput.. Divergjencat kaluan deri në shkallën që nuk duroheshin dot.
Mirela Milori: Ishte martesë me dashuri apo shkuesi?
74-vjeçari: Me ndërhyrje..
Mirela Milori: Kur filloi kriza më e madhe që të çoi në vendimin e ndarjes?
74-vjeçari: Kriza më e madhe ishte kohët e fundit kur unë mora situatën në dorë, domethënë që e diktova që nuk isha në një situatë siç ishte më përpara… Kur bëhet e padurueshme, njeriu bën o poshtë, o lartë..
Mirela Milori: Kur e mendove për herë të parë divorcin, ndarjen?
74-vjeçari: Se mos i kemi të kalendarisura ne, me kalendar, por duke u rritur moskënaqësia, duke hyrë domethënë ndarja…
Mirela Milori: U konsultove me fëmijët për divorcin, ju the që dua të ndahem me nënën tuaj?
74-vjeçari: Fëmijët pak a shumë më kishin kuptuar, por të vërtetën as sot nuk i’ua kam thënë…. Tani, sot e dinë se janë të rritur, por që të kemi diskutuar familjarisht, bashkarisht nuk është bërë. Ata kanë njohuri, pavarësisht se nuk iua ka qejfi ta pranojnë.
Mirela Milori: Ju jetoni në një shtëpi?
74-vjeçari: Po!
Mirela Milori: Por jeni të ndarë?
74-vjeçari: Po!
Mirela Milori: Jetoni me ndonjë fëmijë në atë shtëpi apo jeni vetëm ju të dy?
74-vjeçari: Jo, jo jetojnë edhe fëmijët…
Mirela Milori: Jetoni në dhoma të ndara?
74-vjeçari: Si lagjexhi, në dhoma të ndara..
Mirela Milori: Kush kujdeset për ty?
74-vjeçari: Shiko, një jetë që nuk shtyhet, i vjen koha që kalbet dhe po u kalb s’ke çfarë flet më. Kur bëhet e padurueshme nuk mund ta gëlltisësh…
Mirela Milori: Ka momente që ndihesh vetëm?
74-vjeçari: Ka shumë…
Mirela Milori: Po ish-bashkëshortja nuk të sjell një kafe, të të pyesi si u gdhive, si u ngryse?
74-vjeçari: Nëse peri këputet, nuk e nxë gjilpëra dhe gonglën kur lidhet…
Mirela Milori: Kur ju the fëmijëve që do ndahen nga nëna juaj, çfarë të thanë?
74-vjeçari: Jo, jo ata kur u bë ishin jashtë dhe nuk u bë nëpërmjet të gjithëve, bile dhe ajo nuk erdhi në gjyq..
Mirela Milori: Ti e ke ndarë me letra?
74-vjeçari: Po, po me dokument, me vendim gjyqësor…
Mirela Milori: Si është të jetosh me ish-gruan në shtëpi?
74-vjeçari: Si një herë si 100 herë, në një kthesë del… Nuk përputhen kushtet, arritëm deri te divorci.. Këtu s’ka raport mjekësor, ta operojmë dhe ta plastikojmë…
Mirela Milori: Të merr malli ndonjëherë për kohën që ke kaluar me të?
74-vjeçari: Shumë të merr malli, por kur s’e ke, s’e ke….
Mirela Milori: Domethënë dikur e doje, por tani s’e do më?
74-vjeçari: Unë e dua dhe sot, por nuk e dua atë për ato që ka…
Mirela Milori: Ke ardhur me një kërkesë?
74-vjeçari: Në qoftë se juve ju jepet mundësia që mua të më ndihmoni…
Mirela Milori: Për çfarë?
74-vjeçari: Nëse ka ndonjë njeri të moshës, që mund të pranojë, unë nga ekonomia s’jam keq, do jetë një kujtesë e mirë për mua nga ana juaj..
Mirela Milori: Do të martohesh prapë?
74-vjeçari: Tani martesë pleqërie quhet kjo..
Mirela Milori: Po pse e bën këtë?
74-vjeçari: Për shumë arsye… Kur thashë martesë pleqërie do të thotë do kemi bashkime, por do kemi dhe kufizime…
Mirela Milori: Çfarë e bën një njeri në moshën tënde, që të kërkojë një bashkëjetues në krah?
74-vjeçari: Këtu mosha po, invaliditeti po, ushqimet, larja, shpëlarja, që kështu ajo për mua do ishte një fillim jete, jo një mbarim..
Mirela Milori: Fëmijët të mbështesin për një martesë tjetër?
74-vjeçari: Jo… Se dhe ajo ju ka thënë nuk pranoj tjetër person këtu dhe ju vjen dhe rëndë… /tvklan