Holanda e vendosur: Nuk do shkoj në asnjë mbledhje ku është Putin

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka deklaruar së fundmi se nuk do të shkojë në asnjë mbledhje ku është presidenti rus, Vladimir Putin. Për gazetarët, Rutte tha se: “Nuk e kam ndërmend të takohem më me Vladimir Putinin. Unë nuk do të marr pjesë në takimin e Këshillit Evropian me presidentin rus”.
Kujtojmë se ky qëndrim vjen pasi në vitin 2014, separatistët pro-rusë rrëzuan një aeroplan të kompanisë, Malaysia Airlines, ku mbeten të vrarë edhe 193 shtetas holandezë. Dhe në tetor 2018, ministria e jashtme holandeze akuzoi agjentët rusë për një sulm në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.

Loading...