Holandë/Arr.estohen dy persona, mes tyre një shqiptar

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar janë arrestuar në Holandë, pasi u kapën me 104 kilogramë kokainë në furgonin me të cilën udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në Abcoude, ku policia ka ndaluar mjetin për kontroll, pasi i doli në sistem se leja e tij kishte skaduar. Gjatë kontrollit policia zbuloi një hapësirë të veçantë të krijuar në furgon, ku ishte fshehur kokaina.

Policia arrestoi drejtuesin e furgonit, një 31 vjeçar nga Holanda dhe pasagjerin, një 24-vjeçar shqiptar.

31-vjeçari holandez dhe bashkudhëtari shqiptar 24-vjeç, të dy ishin pa qëndrim të përhershëm ose vendbanim në Holandë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të kriptuar, që sipas policisë përdoren për qëllime kriminale.

Loading...