Holandezët nuk pyesin për tualetet publike, urinojnë rrugëve të Tiranës (foto)

Finalja e Conference League që pritet të mbahet mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin Air Albania, ka bërë që Tirana të ‘pushtohet’ nga tifozët e Romës dhe Feynoordit.

Ultrasit e dy skuadrave kanë dhënë shfaqje nga më të ndryshmet në kryeqytetin shqiptar, duke filluar nga ahengu me këngë e valle nëpër lokale, e deri te përleshjet me policinë mbrëmjen e djeshme.

Një skenë tjetër e shëmtuar e tifozëve të Feynoordit është shënuar në Pedonalen e Tiranës, ku ultrasit nuk zgjedhin të urinojnë te banjat publike e vëna në dispozicion, por i kryejnë nevoja personale prapa Ministrisë së Brendshme.

Loading...