Homazhe në Kuvendin e Kosovës për Zv.ministrin, varrimi bëhet sot

Zv.ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci i cili humbi jetën tragjikisht dje në Brezovicë, do të varroset sot , date  27 janarit në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Sot janë parashikuar edhe homazhe për të në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.

Pas vdekjes së tij të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarët në Kosovë dhe Shqipëri për humbjen tragjike.

Kujtojmë që Arian Daci ndërroi jetën sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Loading...