Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve/ Dëshmorët bashkojnë Ramën, Metën dhe Ruçin

Kanë nisur homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm janë krerët më të lartë të vendit, presidenti Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama, në nderim të të rënëve për atdheun.

Në një kohë kur homazhet mbahen në kohë korone, të tre krerët më të lartë të vendit janë shfaqur duke qendruar në distancë mes tyre, dhe me masa të shtuara sigurie. Siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, në ceremoni, nuk ka prani të familjarëve të dëshmorëve të kombit, dhe as të veteranëve.

Nga ana tjetër kreu i PD ka zhvilluar homazhe i vetëm, në në varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim të të rënëve në luftë. PD-së njofton se Basha vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë. Basha u përkul me nderim dhe përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Loading...