Dashi
Yjet këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm ndaj fjalëve që do të thoni. Diçka e thënë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë konfuzion. Parashikohet një rikuperim fizik.
Demi
Keni nevojë për pikë referimi për të qenë të qëndrueshëm, për shkak se dikush do të gërmojë në të shkuarën tuaj. Mjaft të favorshme janë bashkëjetesat dhe martesat, për shkak se sfera sentimentale është mjaft e favorshme.
Binjakët
Do të ndjeni nevojën për tu këshilluar me ndonjë ekspert, lidhur me situata problematike. Nga ana tjetër kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave.
Gaforrja
Hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të garantojë një muaj mjaft të favorshëm sa i takon ndjenjave. Kush është në dilemë mes dy historive, bën mirë që të zgjedhë. Parashikohen emocione mjaft të forta.
Luani
Gjatë kësaj të mërkure parashikohen të reja interesante në fushën e ndjenjave. Mund të përfshiheni në një dashuri të re. Këshillohet që ta përdorni më mirë sharmin tuaj personal.
Virgjëresha
Kjo ditë do ju gjej mjaft të suksesshëm, sidomos nëse raporti në çift i ka rezistuar tensioneve të fundit. Po ashtu për ata që kanë probleme, mund të ketë pajtim.
Peshorja
Ju pret një ditë e cila do ju vendosë në sprovë dhe ku duhet të kuptoni nëse një raport funksionon ose jo. Bëni mirë që të ruani qetësinë, pasi dita nuk do të jetë aspak e lehtë.
Akrepi
Gjithë e mërkura do të jetë e dominuar nga dashuria, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Më në fund do të lini pas krahëve një krizë të rëndë, duke bërë që të ndiheni më të fortë.
Shigjetari
Do të keni mundësi që të mendoni më shumë për dashurinë veç bëni kujdes ndaj gabimeve. Këshillohet që të sqaroni situatat e mbetura pezull, në mënyrë që të mbusheni me frymë.
Bricjapi
Gjatë këtij 3 korriku, do të ndjeni nevojën për tu kujdesur më shumë për trupin tuaj. Kjo për shkak se nuk parashikohet një ditë ideale dhe se nervozizmi do të jetë në qoshe, sidomos në raportin në çift.
Ujori
Është dita e duhur për të folur hapur për gjithçka ju shqetëson. Kjo pasi duke nisur nga e premtja, problemet do të vinë duke u shtuar, shkruan noa.al.
Peshqit
Kjo e mërkurë do të nxjerrë në pah domosdoshmërinë për ti bërë gjërat me qetësi. Është e kotë që të bëni shumë gjëra njëherësh, pasi nuk do ë jeni në gjendje. Ditët në vijim rezervojnë të reja të rëndësishme sa i takon ndjenjave.