Dashi
Disa njerëz duan të ecin ngadalë për çështje të caktuara, disa të tjerë ecin shumë shpejt dhe disa nuk ecin fare dhe kjo nuk ka pse t’ju interesojë juve. Mos u lodhni duke i këshilluar apo motivuar të tjerët, thjesht përqëndrohuni në gjërat tuaja. Askush nuk është përgjegjësia juaj që kështu nuk keni pse merreni fare me ata.
Demi
Ju po i kushtoni më shumë vëmendje armiqëve sesa miqëve tuaj. Po lejoni që xhelozia dhe zemërimi t’ju udhëheqë në planet tuaja? Po bëni shumë gabim. Harrojini armiqtë dhe kushtojini kohën e lirë miqëve tuaj. Përpiquni të mos jeni shumë mbizotërues në kohën që kaloni kohë me këta miq. Le të jetë një takim i përulur, i qetë dhe pa presion. Ju njëkohësisht mund të kurseni dhe lekë dhe të mbani pranë një miqësi të sinqertë.
Binjaket
Nëse dikush që ju intereson kërkon t’ju sqarojë diçka apo t’ju kërkojë falje, sot është dita që t’i ndihmoni. Së pari hiqni dorë nga e kaluara dhe jepini këtij personi një shans më shumë. Vendoseni veten në vendin e tyre dhe dëgjoni atë që do ju thotë. Falja dhe pranimi juaj do jetë një gjest shumë i mirë dhe do bëjë të ndihen mirë shumë persona.
Gaforrja
Është një person në jetën tuaj që po vepron si magnet dhe po ju shkakton disa emocione negative dhe disa trazira. Ju e dini se kush janë këta persona, por nuk do jua marrë mendja se ata do ju shkaktojnë disa dëme ditën e sotme. Ata duan që të kenë çdo gjë rreth vetës së tyre dhe egoizmi i tyre nuk do ju vijë aspak në ndihmë kur të keni nevojë. Mos prisni nga ata, por edhe mos i gjykoni. Shikoni terezinë tuaj dhe ruani qetësinë.
Luani
Nëse filloni të ndieni se disa lojra të gabuara po ndodhin prapa krahëve tuaja, keni të drejtë. Aftësitë tuaja për t’i kapur gjërat që në ajër po ju bindin se ajo që po shihni nuk është aspak normale, prandaj tregohuni të kujdesshëm me kë merreni sot. Besoni vetëm njerëzit që e kanë dëshmuar veten si të besueshëm apo miq të sinqertë. Pjesa tjetër mund të kenë disa gjëra të fshehta që mund të shkaktojnë trazira. Ideja që duhet të shikoni për komplotistët mund të duket pak paranojake, por është më e mençur të jesh i sigurt dhe të jesh i përgatitur me atë që mund të ndodhë.
Virgjëresha
Herë pas here ju duhet të të zhyteni thellë në zemrën tuaj në mënyrë që të shihni të vërtetën për atë që po ndodh përreth jush. Nëse mendoni se ju po ecni para në jetën tuaj duke bërë ndryshime për mirë atëherë vazhdoni kështu. Askush nuk është më e rëndësishme sesa jeta juaj dhe këtë gjë kujtojani vetes gjithmonë. Në fund të fundit, nëse nuk mund të kujdeseni për veten tuaj, si mund të kujdeseni për njerëzit që doni? Mos u shqetësoni nuk është aspak egoizëm.
Peshorja
Ju do jeni të mbushur shumë me energji ditën e sotme dhe një listë e vogël e punëve që keni do ju duket shumë pak. Por mos keni frikë sepse gjithmonë ka gjëra të tjera për të cilat mund të punoni. Për shembull, nëse ju i kushtoni rëndësi emocioneve të përziera që ndjeni, mund t’ju bëjë mirë për të zgjidhur shumë nyje të keqe që ju kanë penguar të komunikoni qartë. Një përparim i madh po vjen së shpejti.
Akrepi
Sot, ju jeni fuqimisht rrezatues! Mund të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj nëse dëshironi. Është një kohë e mrekullueshme për të përzier pak gjërat dhe për të provuar një mënyrë tjetër jetese, duke u larguar pak nga monotonia juaj. Nëse dëshironi të hapni mendjen tuaj ndaj ideve dhe metodave jotradicionale, sot është dita e duhur për të eksperimentuar. Sigurisht, duke provuar mënyra të reja të të menduarit dhe të vepruarit nuk do të krijojnë gjithmonë rezultatet më pozitive, por të paktën do të jenë shumë ndriçuese dhe argëtuese.
Shigjetari
Sot, nënvetëdija juaj aktive do të caktojë axhendën tuaj dhe do t’ju tregojë se me çfarë duhet të merreni së pari. Çfarëdo njohuri që keni marrë nga ëndrrat tuaja, do t’ju shërbejë edhe sot. Ndiqni zërin tuaj të brendshëm dhe bëni atë që mendoni apo dëshironi. Disa çështje po shfaqen gjthmone në jetën tuaj dhe tani është koha që t’i jepni fund një herë e mirë. Është e sigurt që do gjeni një zgjidhje përfundimtare. Mbyllja e këtyre çështjeve sa më shpejt do ju kursejë shumë strese dhe dhimbje koke më vonë.
Bricjapi
Ndikimi juaj mbi rrethin tuaj shoqëror është rritur kohët e fundit dhe sot do arrijë të jetë më i fuqishëm se kurrë. Trajtimi i të tjerëve ashtu siç dëshironi që ata t’ju trajtojnë është një mënyrë e sigurt për të fituar respekt dhe për të forcuar miqësitë tuaja. Kjo nuk është koha e duhur për të lejuar që xhelozia ose hakmarrja të ndikojë në një vendim që duhet të merrni. Synoni për harmoninë dhe ekuilibrin midis njerëzve. Askush nuk është i përsosur, por të gjithë janë të denjë.
Ujori
Ka më shumë të rëndësishme në jetë sesa karriera juaj, kështu që nëse nuk po shkon ashtu siç dëshironi të shkojë tani, thjesht mos u shqetësoni për këtë. Kaloni fokusin në fushat e tjera të jetës tuaj, ka disa nga të cilat mund të zgjidhni. Nëse karriera juaj që po shkon ashtu siç dëshironi që ajo të shkojë, atëherë mirë për ju! Merrni kohë dhe shijojeni. Ju mund të keni mundësi të vendosni gjërat në pilot automatik, të hiqni këmbën nga pedali i gazit dhe të dilni në një darkë të këndshme dhe të relaksoheni.
Peshqit
Përgatituni mirë sot para se të dilni nga shtëpia. Do të ketë disa peshkaqenë që notojnë në ujëra dhe një miku juaj do ketë nevojën për një paralajmërim dhe një këshillë. Syri juaj kritik nuk gabon aspak, prandaj të mbrosh apo të këshillosh njerëzit që keni përreth nuk ju kushton asgjë, përkundrazi do bëni një të mirë të madhe për ta. Mbrojtja e njerëzve është pjese e kush jeni.