Renditja e shenjave sipas Paolo Fox, për javën që nis nesër, e hënë 3 dhjetor 21018
Akrepi 1:
Sipas horoskopit javor ekziston një gjendje astrologjike interesante për ndjenjat. Sipas ekspertit të astrologjisë, Paolo Fox yjet tregojnë se kjo është një kohë veçanërisht e bukur sidomos për miqësitë, muaji dhjetor në përgjithësi do të jetë një muaj interesant për ndjenjat. Të favorizuara janë edhe dashuritë e rastit dhe plot pasion.
Bricjapi 2:
Keni një ambicie të madhe dhe këtë javë mund të mbështeteni në aspektin e shkëlqyer të Venusit. Sipas horoskopit javor, ditët e ardhshme do të japin më shumë hapësirë për jetën tuaj private dhe sentimentale. Kohët e fundit puna dhe studimi kanë qenë prioritet, dhe ju gjithashtu mund të keni marrë vendime të të nxituara, por për të cilat mund të keni penduar tani.
Dashi 3:
Të lindurit në këtë shenjë, në këtë moment janë në gjendje rimëkëmbjeje. Pasi keni kaluar nëpër një periudhë të vështirë, gjatë së cilës nuk keni patur as forcën për të reaguar, tani filloni të ngjiteni. Tani fillon një periudhë lufte, e cila do të jetë mjaft sfiduese, sepse Saturni mbetet disonant. Për momentin, ende ekzistojnë propozime me kohë të pjesshme në punë, por krijueshmëria juaj ende ju lejon të merrni rezultate të mira.
Peshqit 4:
Ju jeni të lodhur nga gjërat që keni bërë kohët e fundit, keni qenë të përfshirë në projekte të mëdha dhe tani ndjeni pak rënie. Në përgjithësi, nuk jeni një shenjë që ka nevojë për të tjerët për të jetuar. Nëse keni një partner në anën tuaj që tregon dashuri dhe përkrahje, gjithmonë mund të gjeni forcën për të bërë gjithçka. Dhjetori do të jetë shumë i veçantë për ndjenjat, falë edhe tranzitit të ri të Venusit që gjithashtu favorizon këtë shenjë të ujit.
Demi 5:
Në punë ka ndryshime që ju keni nisur të bëni që nga muaji maj, kur Urani hyri në shenjën tuaj, duke ju detyruar që të transformoni aspekte të ndryshme të punës tuaj dhe jetës private. Çdo gjë që nuk është bërë në nëntor mund të bëhet vetëm duke filluar nga pranvera e ardhshme. Fillon një fazë e reflektimit, gjatë së cilës ju do të keni një mënyrë për të vlerësuar zgjedhjet e bëra deri tani. Në dhjetor, mund të jetë një gjendje e veçantë për ndjenjat, sidomos çiftet në krizë mund të kalojnë nëpër kohë më të vështira.
Gaforrja 6
Ka një gjendje shumë interesante për ndjenjat, dikush mund të tregojë interes për ju, por, megjithatë, ju tregoheni të mbyllur. Ose ka nga ata që luftojnë për të kapërcyer një zhgënjim. Megjithatë, ata që kanë dashuri po përjetojnë një periudhë shumë interesante për ndjenjat e tyre. Gjatë muajit dhjetor do të jetë më e lehtë të kuptohet se cilat janë vlerat e marrëdhënieve.
Shigjetari 7:
Ka energji të madhe, tani jeta ka ndryshuar. Mund të jeni ju që të vendosni për të ndërmarrë ndryshime të caktuara, apo disa vendime do ju janë imponuar nga fati dhe jeni të detyruar t’i vuani ato. Jupiteri ka hyrë në shenjën tuaj të zodiakut. Do të krijohen kushtet dhe do të ketë ngjarje që do t’ju detyrojnë të merrni përsipër frenat e jetës suaj.
Peshorja 8:
Në përgjithësi horoskopi javor tregon se ju mund të mbështeteni në një gjendje të qetë dhe pozitive astrologjike. Gjëja që mund t’ju kufizojë dhe t’ju shkaktojë pak bezdi, është se keni Saturnin disonant. Ka tensione në vendin e punës. Por stili juaj nuk ju lejon të jeni tepër negativë ndaj të tjerëve. Ju keni një qëndrim polemik që i bën disa ditë të komplikuara.
Ujori 9:
Tani ju mund të jepni më shumë hapësirë për miqtë tuaj, në punë një kontakt mund të jetë i dobishëm edhe për të marrë disa avantazhe të një lloji profesional. Në dashuri ky është momenti për të marrë vendime drastike dhe vendimtare. Kur thoni jo, vështirë se mund të ktheheni mbrapsht, ndoshta duke rivlerësuar një dashuri të së kaluarës. Në këtë periudhë nuk jeni më të gatshëm të kënaqeni, veçanërisht në dashuri.
Luani 10:
Në këtë periudhë ka pasur një ndryshim të papritur dhe të beftë. Ju kaluat nga një fazë e vështirë dhe me luhatje, në një pozicion më aktiv dhe më me fat. Ju mund të jetoni mirë dhe të përfitoni nga kjo periudhë intensive dhe e kënaqshme. Ka një gjendje që gjithashtu favorizon shumë në mënyrë emocionale, duke ju pozicionuar edhe më mirë në punën tuaj. Mund të përfundohet një biznes i mirë, apo të fillojë një periudhë më produktive e punës. Në këtë periudhë mund të bëni zgjedhje të rëndësishme në lidhje me dashurinë.
Binjakët 11:
Ka ndryshime në progres, ndoshta nëse më parë keni qenë të suksesshëm në një kontekst të caktuar, tani roli juaj është i sfiduar. Kështu që ju duhet të kuptoni se cilët janë ata me të cilët do ju duhet të konkuroni. Ka edhe ata që gjithashtu mund të rivlerësojnë zgjedhjet e bëra në të kaluarën, mundësitë që janë nënvlerësuar. Rezultatet nuk mungojnë në punë, por stresi dhe lodhja janë të shumta dhe është e nevojshme të mbani nën kontroll gjithçka.
Virgjëresha 12:
Ka vështirësi të vogla ose të mëdha në lidhje me menaxhimin e jetës praktike. Çdo pengesë dhe vonesë mund t’ju bëjë polemizues dhe nervozë, kjo është arsyeja pse ju mund të reagoni keq me partnerin tuaj ose anëtarët e tjerë të familjes. Ky është një moment me fat për takimet, duke qenë më të disponueshëm dhe të hapur ndaj të tjerëve, do të jetë gjithashtu një gjendje avantazhuese për të ardhmen.