Dashi
Dukets e një prej marrëdhënieve tuaja më të afërta po merr një tjetër drejtim kohët e fundit, duke çuar kështu në një disbalancë që nuk do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Thjesht duhet të kuptoni se jeni të mërzitur me disbalancën dhe jo me personin. Ndaj mund t’i çoni gjërat drejt një drejtimi më të mirë më vonë nëse dialogoni.
Demi
Shikojini te dy anet e medaljes, thashethemet mund të jenë të bezdisshme, por gjithashtu mund të jenë mjaft argëtuese, nëse i trajtoni si të tilla. Nëse dikush vepron pa kuptim, nuk keni pse acaroheni menjëherë. Kështu që thjesht shijoni atë që do të ndodhë sot dhe përpiquni të argëtoheni.
Binjakët
Rekomandohe qe te shprehini ndjenjat për dikë para se të jetë tepër vonë. Sinjalet e përziera që ju keni dërguar mund ta bëjnë personin në fjalë të mendojë se nuk jeni aq i interesuar sa jeni në të vërtetë. Do ta keni të nevojshme ta zgjidhni patjetër këtë çështje.
Gaforrja
Të tregoheni dyshues është diçka e zgjuar. Të ndihmon të shohësh probleme që mund të shfaqen nga momenti në moment. Mund të jetë një ide e mirë të largoheni nga rutina e përditshme për disa kohë.
Luani
Mund të ndiheni plot energji sot, por sa më shumë energji të keni aq më shumë duhet ta ruani atë. Merrini gjërat më me qetësi aktualisht. Ka gjasa të njiheni me disa persona të rinj.
Virgjëresha
Përkundër asaj çfarë keni mësuar, të ndash nuk është gjithmonë diçka e mire, të paktën jo tani. Nëse ndani burimet tuaja vazhdimisht, do të haseni me probleme. Mos u vini në siklet nëse i thoni dikujt jo.
Peshorja
Kohët e fundit mund ta keni tejkaluar ne lidhje me kujdesin qe tregoni per vetveten. Mendoni edhe për të tjerët duke i vënë ata në rradhë të parë këtë periudhë. Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk parashikohen zhvillime të veçanta.
Akrepi
Në momentin që mendoni se keni kuptuar dikë, ai/ajo do t’ju befasojë duke zbuluar diçka që nuk do t’ju shkonte asnjëherë në mendje! Bëni kujdes me shëndetin. Rekomandohet të nisni fitnesin.
Shigjetari
Nëse po mendoni të investoni në një projekt të caktuar, është mirë që të prisni edhe pak. Nuk jeni të favorizuar në këto momente në aspektin financiar. Ndërsa në lidhjen tuaj në çoft gjërat duken se po ecin mirë.
Bricjapi
Mos u ndikoni nga gjendja emocionale e dikujt tjetër. Vijoni me planet tuaja dhe mos e ktheni kokën pas. Një shëtitje do t’ju ndihmonte të kthjelloni mendimet.
Ujori
Mos i ndryshoni planet tuaja. Me ritme te ngadalta, por të sigurta gjithçka do t’ju ecë mbarë veçanërisht në aspektin profesional. Shmangni kritikat për çështjet që nuk ju takojnë.
Peshqit
Mund të dëshironi të qëndroni vetëm, pavarësisht sesa i dashuruar mund të jeni me partnerin/partneren tuaj. Mund të filloni të ndryshoni perceptimet tuaja. Përpiquni t’i shihni të dyja anët e medaljes, para se të merrni një vendim apo të dilni në ndonjë përfundim.