Dashi
Sot para jush shfaqet mjë tjetër anë e natyrës së atyre qe ju rrethojne. Gjërat po ndryshojnë për ta, dhe ju mund të jeni një frymëzim për disa nga këto ndryshime. Mos hezitoni të jepni ndihmën tuaj.
Demi
Nese po kerkoni dicka ndryshe qe tju perfshije, mbase tani eshte koha. Tashmë që mund të keni përfunduar detyrat, të zbuloni se çfarë do të bëni më tej do t’ju duket e vështirë. Mund të frymëzoheni nga pasionet e personave që respektoni më shumë.
Binjakët
Vleresoni gjendjen tuaj shëndetësore. Nëse nuk keni bërë kontroll prej disa kohësh, duhet të lini një takim me mjekun së shpejti vetëm për ta lehtësuar mendjen. Sa i përket aspektit professional, parashikohet një ditë e mirë.
Gaforrja
Menyra si shpreheni duhet te jete e kujdesshme sot. Përpiquni të tregoheni më objektiv dhe më të qetë. Në aspektin ekonomik parashikohen ditë të mira.
Luani
Avanconi me tej ne mardheniet me te tjeret. Përdorni këtë fazë të qetë të jetës për të vlerësuar se ku jeni dhe ku doni të jeni me këtë person. Fjalët që po dëgjoni mund të kenë një kuptim të dyfishtë. Dikush po përpiqet t’ju tregojë diçka.
Virgjëresha
Merrni parasysh idete e personave qe ju rrethojne. Është e rëndësishme t’i vlerësoni të tjerët dhe të dëgjoni se çfarë thonë edhe nëse nuk kërkoni këshillë prej tyre.
Peshorja
Sfidat tuaja tani do të kenë të bëjnë më shumë me gjendjen tuaj emocionale sesa fizike. Përpiquni t’i qëndroni planeve tuaja. Ju keni forcën të qëndroni të përkushtuar ndaj asaj që dëshironi.
Akrepi
Kjo eshte dita e duhur për ta pare ndryshe një situate që ju ka shqetësuar prej kohësh. Vizioni juaj është mëse i qartë dhe do të jeni të gatshëm t’i shihni gjërat siç janë në të vërtetë.
Shigjetari
Koha qe keni ne dispozicionin tuaj po mbaron. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të kërkoni! Nuk është koha të jesh krenar dhe të veprosh sikur ke gjithçka nën kontroll, kur e di që në të vërtetë nuk është ashtu.
Bricjapi
Sqaroni bashkepunetoret e afert për idenë tuaj të fundit lidhur me një prjket të caktuar. Këto plane me siguri do t’i entuziazmojnë dhe ata. Thoni gjithçka që keni në mendje. Sa i përket klidhjes suaj në çift, përpiquni atë bëni atë më të veçantë.
Ujori
Mos i fshihni ndjenjat tuaja, sidomos ndaj personit që i ka shkaktuar ato. Është momenti i duhur të hapni zemrën. Nëse fshihni atë që ndjeni, mund t’ju shkaktohet një problem më i madh.
Peshqit
Dikush që ka pushtet mbi ju mund të marrë një vendim negativ, por nuk do të keni seç të bëni lidhur me këtë. Nuk do të jeni në gjendje ta kundërshtoni këtë vendim, të paktën jo aktualisht. Tregoni durim derisa të vijë momenti i duhur./bw