Horoskopi për sot/ Mundësi të mira për këto shenja

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri ka disa tensione së fundmi, përpiquni të qëndroni të qetë. Megjithatë, në punë ka mundësi të mira, por duhet të rikuperoni pak në qetësi.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Momente të bukura për dashurinë falë aspektit të mirë të Hënës. Në punë, megjithatë ndryshimet vijnë, kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Rreth të mërkurës do të ketë disa emocione të mira për ata që janë vetëm. Në punë, para se të bëni angazhime, merrni parasysh të mirat dhe të këqijat.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, energjia po rritet falë aspektit të mirë të Hënës. Nga ana tjetër, ndryshimet janë në rrugën e punës, ndoshta do t’ju duhet të rivlerësoni bashkëpunimet.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri të mërkurën dhe të enjten shmangni debatet dhe përplasjet me të dashurin tuaj. Në punë, rekomandoj kujdes, dita është paksa e përmbajtur.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Koha e mirë për dashuri me Merkurin e favorshëm. Megjithatë në punë do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri mund t’ju duhet të rishikoni disa marrëdhënie, t’i bëni gjërat me qetësi. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje financave dhe mos veproni me impuls.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna është e kundërt ndaj ju rekomandoj t’i kushtoni më shumë vëmendje dashurisë. Në punë dita është paksa e diskutueshme, favorizohen profesionet krijuese.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, ditët e së Premtes dhe të Shtunës do të jenë pak të trazuara, vëmendje. Në punë para se të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni, mendoni mirë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Hëna ndodhet në një pozicion të favorshëm, do tiu japë emocione të bukura. Nga ana tjetër, në punë Mërkuri në shenjë favorizon intuitat.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri rekomandohet kujdes,të mërkurën dhe të enjten Hëna do të jetë kundër jush. Në punë kohët e fundit gjithçka po ecën paksa me lëvizje të ngadalta.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri nëse duhet të flisni me partnerin, bëjeni të mërkurën. Në punë përpiquni të mos i merrni në shtëpi problemet që kanë lindur së fundmi.

Loading...