Demi
Është e mundur që partneri të shfaqë pakënaqësi apo të përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Mundohuni që ta kapërceni shqetësimin apo krizën emocionale.
Binjakët
Është me rëndësi të ruani energjinë e brendshme. Largimi i përkohshëm nga personi i dashur apo distanca emocionale duhet t’ju motivojnë të merrni vendimin e duhur.
Gaforrja
Çdo gjë zgjidhet mirë, sipas parimit të marrëveshjes dhe emocioneve të përbashkëta. Bëni çdo gjë që është e nevojshme që të mbroni lumturinë tuaj dashurore dhe personin të cilin doni.
Luani
Jeni në fazë kreative dhe është me rëndësi që t’i përcaktoni qëllimet tuaja financiare në marrëveshje me bashkëpunëtorët besnikë. Verifikoni informacionet e reja në skenën ekonomike.
Virgjëresha
Është e nevojshme që të krijoni paraqitje më të mirë profesionale, e cila do t’ju mundësojë që në mënyrë të arsyeshme t’ua impononi rolin tuaj bashkëpunëtorëve.
Peshorja
Çështja e organizimit afarist dhe besimi te disa bashkëpunëtorë kërkon që të mendoheni mirë para se të vendosni për strategjinë bazë. Mos lejoni që t’ju pengojnë disa ngjarje dytësore.
Akrepi
Sapo të gjendeni një hap afër zgjidhjes, tek ju lind një dilemë e re emocionale. Është e qartë që “shkëlqimi i dashurisë” në çast nuk paraqet lumturinë e vërtetë, të cilën po e kërkoni.
Shigjetari
Po ju mungon mirëkuptimi i një personi, keni bindjen sikur po largoheni nga dikush që është shumë i dashur për ju. Nëse jeni i ri apo i lirë, aventurat dashurore më shumë do të jenë afatshkurtra.
Bricjapi
Te vetja po nxisni kureshtjen kreative dhe vetëbesimin si aftësi plotësuese për avancim të shpejtuar profesional. Është e nevojshme që t’i zgjeroni dijet dhe horizontin dhe që t’u përshtateni kushteve të ndryshme afariste.
Ujori
Pas angazhimit të madh, do të pasojnë rezultate pozitive. Me krenari dhe pa modesti të rreme mund të arrini suksesin tuaj profesional.
Peshqit
Kushtojini kujdes takimeve të ndryshme, ofertave dhe kontakteve me botën e jashtme. Dikush është i gatshëm që t’i përkrahë apo t’i shpërblejë idetë tuaja origjinale.