Demi
24 shkurti do të kalojë pa ndonjë ndjesi të veçantë. Duhet t’i jepni prioritet marrëdhënieve familjare. Ka gjasa që të bëni një udhëtim ose të takoni miqtë. Përpiquni të ruani qetësinë teksa keni një javë të gjatë përpara.
Binjakët
Binjakët do të kalojnë një ditë të qetë. Ata që duan të fitojnë popullaritet, do të ishte e udhës të promovonin talentin e tyre. Sa i përket marrëdhënies suaj të dashurisë nuk do të keni probleme, por as nuk do të keni ndonjë arsye për t’u kënaqur.
Gaforrja
Përpiquni të shoqëroheni me persona të së njëtit mendim. Kjo këshillë vlen veçanërisht për ata që duan të nisin biznesin e tyre apo që janë në kërkim të një projekti të ri. Ndoshta nuk do të keni dëshirë të përfshiheni në punë shtëpie.
Luani
Luanët nuk rekomandohen të përfshihen nëpër rinovime. Ndoshta nuk është ende koha e përshtatshme për ju. Do të ishte më mirë të hartoni një plan strategjik dhe të mendoheni me kujdes rreth së ardhmes.
Virgjëresha
Mund të përfshiheni në një konflikt me një prej të afërmve tuaj. Bëni mirë të mbani veten nën kontroll ose situata mund të përkeqësohet. Ndërsa në mbrëmje do të kaloni momente shumë këndshme nën shoqërinë e miqve tuaj. Madje mund të merrni edhe një dhuratë.
Peshorja
Do të ishte e udhës të mos bënit shumë kritika. Kontrolloni mirë fjalët, përndryshe mund të ofendoni personat rreth jush. Flisni më shumë me familjarët, pasi do të ndikojë mirë në gjendjen tuaj psikologjike.
Akrepi
Akrepët ka gjasa të lodhen si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Rreziku për të humbur shumë energji është i lartë. Megjithatë, mbrëmja do të jetë romantike nën shoqërinë e partnerit/partneres suaj.
Shigjetari
Mos e kaloni të dielën duke u përfshirë nëpër debate në familje. Çdo gjë mund të zgjidhjet nëse bëheni tolerantë. Mendoni vetëm për
mënyrat sesi mund të argëtoheni gjatë kësaj dite. Ndoshta mund të organizoni një udhëtim me miqtë tuaj.
Bricjapi
Bricjapët do të kalojnë një të diel të paharrueshme. Madje kujtimet e kësaj dite do t’i mbani mend gjatë. Mund të bashkoheni me ish-partneri/partneren tuaj, çfarë do t’ju emocionojë pamasë.
Ujori
Ujorët duhet të tregohen më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të zbuloni shenjat e para të një sëmundjeje kronike. Përgjithësisht do të jetë ditë e qetë. Mbrëmjen do ta kaloni pranë familjes suaj.
Peshqit
Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë kësaj të diele. Madje ka gjasa të fitoni interesin e dikujt që mund të bëhet partneri/partnerja juaj. Por bëni kujdes, pasi mund të ketë xhelozi rreth jush. Rekomandohet ta kaloni mbrëmjen në qetësi ose duke u fokusuar tek e ardhmja.