Horoskopi sot datë 5 janar 2019

Dashi
Sot do te shpenzoni më shumë se sa ju lejon buxheti. Permbahuni nga çdo shpenzim i paparashikuar. Ekziston mundësia që zhvillimi i ideve të reja ose forcimi i pozicioneve të fituara më parë të menaxhohen lehtësisht. Ju duhet të diskutoni mbi çështjet që lidhen me marrëdhëniet familjare ose me një romancë të mundshme.

Demi
Bëni mirë të mos angazhoheni në punë te lodhshme. Më shumë gjasa do te keni nevojë për pushimin e duhur. Do të ishte mire të qëndroni në shtëpi, duke pritur vizitat e shokëve të ngushtë, duke biseduar me dikë në telefon ose duke përgatitur një darkë romantike.

Binjakët
Disa Binjakë do ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës së sotme të vetmuar. Megjithatë ka gjasa të takoni një të afërm me të cilin nuk iu pëlqen shumë të bisedoni. Përpiquni të mos bëheni pjesë e thashethemeve, pasi mund të përfshiheni në një telash.

Gaforrja
Ka gjasa që sot të flirtoni me dikë. Madje disa persona të kësaj shenje und të nisin një marrëdhënie të re romantike. Mund të përballeni me dikë me të cilin jeni konfliktuar në të kaluarën. Ata që kanë një lidhje të gjatë duhet të përmirësojnë disa detaje në marrëdhënien e tyre.

Luani
Disa Luanë mund të ndihen të lodhur nga pushimet. Mund të keni disa ide të reja, por ka gjasa të mos mbështeteni nga të afërmit tuaj. Ata që janë kundër udhëtimeve të gjata apo festave të zhurmshme, do ta kalojnë kohën e lirë në shtëpi ose me miqtë e ngushtë.

Virgjëresha
Virgjëreshat nuk do të kalojnë një ditë shumë të këndshme sot. Do të keni telashe në shtëpi për disa çështje të ndryshme. Megjithatë në fund të ditës, atmosfera do të jetë më pozitive.

Peshorja
Disa Peshore do të udhëtojnë gjatë ditës së sotme. Do të ndiheni të relaksuar dhe do të realizoni ato çfarë kishit planifikuar. Nuk rekomandohet që të bëni shopping, pasi mund të shpenzoni më shumë seç kishit menduar.

Akrepi
Nuk duhet të përfshiheni në marrëdhëniet e të tjerëve. Ka gjasa që dikush të veprojë kundër jush. Refuzoni të ndihmoni personat që iu afrohen vetëm për interes. Duhet të keni prioritet familjen.

Shigjetari
Pjesa më e madhe e Shigjetarëve do të jenë të mbushur plot emocione të këndshme. Do të përpiqeni të rregulloni disa detaje në lidhjen tuaj romantike, të cilat ia keni vënë në dukje edhe partnerit/partneres suaj. Në punë, kërkoni ndihmën e dikujt me më shumë eksperiencë se ju.

Bricjapi
Mos bëni presion kur të flisni me një person të afërt. Ai/Ajo nuk do të jetë dakord me ju nëse vendosni ultimatum. Në mbrëmje do të jeni dëshmitari i një ngjarjeje shumë emocionuese.

Ujori
Shumë Ujorë do të kenë dëshirë të ndryshojnë. Është e vështirë të përcaktosh se kur do të ndodh kjo dhe për çfarë aspekti bëhet fjalë. Bëni kujdes, pasi mund të shkatërroni ato çfarë keni ndërtuar deri tani.

Peshqit
Gjatë ditës së sotme, Peshqit nuk kanë gjasa të qëndrojnë të heshtur kur përballen me padrejtësi. Kjo situatë do t’ju ndikojë në mënyrë indirekte, por dëshira për të ndihmuar dikë do të jetë e madhe. Megjithatë, gjatë ditës do të përjetoni edhe momente shumë të këndshme.

Loading...