Horoskopi për datën 17 shkurt:
Dashi
Janë një numër planetësh që ju favorizojnë si në planin profesional, ashtu edhe në atë sentimental, por mbi të gjithë është Afërdita ajo që ju bën të ndjeheni më të gjallë e më aktivë.
Demi
Duke pasur parasysh kuadrin yjor shumë të përshtatshëm, ju këshillohet të lini mënjanë mëdyshjet dhe t’i futeni punës, sepse rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Erosi në rritje.
Binjakët
Pas një periudhe jo edhe aq pozitive, tashmë duket se yjet janë rikthyer sërish në anën tuaj, duke ju risjellë optimizmin dhe entuziazmin pa të cilin ju nuk bëni dot. Të ripërtërirë edhe fizikisht.
Gaforrja
Në përgjithësi shenja predominohet nga yje të mirë, ku spikat Mërkuri që ju bën të zellshëm, por Marsi duket se e bën të paqëndrueshëm sektorin ekonomik, ndërsa Afërdita ju bën konfuzë.
Luani
Duket se gjërat po shkojnë pikërisht në drejtimin që ju shkon për shtat juve, por, që të mos ndjeheni të zhgënjyer në fund, duhet të merrni në dorë situatën e të mos ia lini gjithçka rastësisë.
Virgjëresha
Janë shumë ata që kërkojnë të shfrytëzojnë aftësitë dhe mundësitë tuaja për të përfituar, prandaj mundohuni t’i dalloni për të mos rënë viktimë e tyre. Përpiquni të jeni më sistematikë.
Peshorja
Duhet të përfitoni nga poziciona aktual i Marsit në një orbitë të favorshme, për të zgjidhur ndonjë çështje të mbetur pezull, nga e cila do të arrini një sukses të pashpresuar ndoshta.
Akrepi
Në përgjithësi sot pritet një ditë shumë e mirë, ndonëse ndonjë pengesë e vogël e shkaktuar nga Marsi “ngatërrestar” mund të sjellë pak pështjellim në mendjen tuaj. Interesant erosi.
Shigjetari
Afërdita dhe Marsi janë aleatët tuaj në një periudhë kaq të domosdoshme, prandaj mund të ndërmerrni të gjitha iniciativat që dëshironi, pa pasu asnjë lloj frike. Emocionuese mbrëmja.
Bricjapi
Sot duhet të tregoni shumë kujdes, sepse pika juaj e dobët është që jeni shumë emocionalë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga njerëzit që, kërkojnë të nzjerrin përfitime nga kjo.
Ujori
Marsi dhe Mërkuri në shenjë ju bëjnë nervozë, por për fatin tuaj të mirë sot do të jeni aq shumë të angazhuar në punë, sa nuk do të keni as kohë as nge për t’u marrë me ata që ju acarojnë.
Peshqit
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të kenë shumë yje për “aleatë”, prandaj nuk do ta kenë të vështitrë për të arritur një objektiv të caktuar. Dikush përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj.