Horoskopi,surprizat për cdo shenje

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Ne jeten ne cift do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite. Beqaret nen ndikimin e shume planetëve qe do ndikojnë ne jetën e tyre do kenë një nga takimet me mbresëlënëse. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Ne planin financiar do jete Hëna ajo qe do iu ndihmoje t’i zgjidhni problemet dhe te keni një dite me te qëndrueshme.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjera pozitive do vijne sot per një pjese te çifteve qe do dalin nga situata e vështirë ne te cilën ndodheshin duke i pare gjerat ndryshe. Marrëdhënia do filloje serish te ngrohet. Beqaret nuk duhet te ecin kuturu dhe te bëjnë çdo gjë qe do iu kërkohet. Ne planin financiar do jeni me te qete. Situata nuk do jete aspak problematike kështu qe qetësohuni. Do iu lejohet edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Nuk do merrni ate qe prisni nga partneri juaj gjate kësaj dite. Do jete vërtet shume i ngarkuar dhe nuk do ketë shume kohe për ta kaluar me ju. Beqaret do jene ne humor dhe me shume mundësi do gjejnë një person qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do iu zgjidhen një nga një te gjitha problemet.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj sot dhe do debatoni shpesh ashpër me te. Një fjale e gabuar mund t’ua prishe gjithë ekuilibrin e krijuar. Beqaret do e kenë edhe sot te vështirë te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do i zgjidhni vështirësitë dhe do mund te kryeni investimet e menduara.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Sfera e dashurisë nuk do jete shume e pastër sot. Do kaloni një periudhe te mërzitshme dhe here pas here mund te keni ndonjë debat. Mire do jete te qëndroni paska vetëm dhe te reflektoni mbi te ardhmen. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë një takim mbresëlënës. Edhe ne planin financiar priten ndryshime rrënjësore. Do e stabilizoni shpejt situatën.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Lajme te mira per ju! Do afroheni edhe me shume me atë qe doni sot dhe do e keni me te lehte te flisni edhe për tema delikate. Ne mbrëmje do dashuroheni plot pasion. Beqaret do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Mundësitë për takime dhe për fillime historish dashurie do jene te mëdha. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni vështirësi me pas.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Do te gjeni me teper hapesire dhe vemendje per ta shprehhur me tepër dashurinë sot. Nga mesdita atmosfera do behet me elektrizuese dhe me e ngrohte se kurrë. Beqaret edhe pse do kenë takime te shumta, nuk do mund te fillojnë dot një histori dashurie serioze. Situata financiare do vije duke u përmirësuar nga ora ne ore. Do ndiheni shume te qete.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Dite harmonike dhe mjaft emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni momente te papërsëritshme me partnerin tuaj te cilin do e dashuroni pa mase. Beqaret do kenë një dite normale dhe aspak te mërzitshme. Do ndihen mire edhe pse do iu mungojnë takimet. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm dhe përmirësimet do jene te mëdha.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do jeni gjate gjithë kohës te mbrojtur nga yjet sot dhe ne këtë mënyrë nuk do keni asnjë mosmarrëveshje ne çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një shikim me personin qe keni ne krah. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te mos bëjnë asnjë sakrifice vetëm për te nisur shpejt një histori dashurie. Buxhetin do e riorganizoni dhe nuk do ketë asnjë problem ne këtë sektor.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do e largoni druajtjen dhe do bëni gjithçka për ta rindezur pasionin. Beqaret do ia kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk e ndiejnë ne asnjë moment nevojën për dike ne krah. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te pamenduar.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do ishte mire te tregoheshit me te kuptuar me partnerin dhe jo aq strikt sa jeni zakonisht. Beqaret do joshen mjaft nga një person mjaft interesant dhe i denje për te filluar një lidhje. Mos e humbni mundësinë për ta njohur. Ne planin financiar do keni përmirësime te vogla, por qe do iu bëjnë te ndiheni me mire.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe here pas here do e surprizoni partnerin. Çdo moment te lire qe do keni do e shfrytëzoni për ta kaluar me atë qe dashuroni. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për te dale neper takime. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën.

Loading...